• e martë, 24 dhjetor 2024

Në Paris protesta për shkak të reformave të paralajmëruara për pensionet

Në Paris protesta për shkak të reformave të paralajmëruara për pensionet

Paris, 31 janar 2023 (MIA) – Sindikatat franceze sot njoftuan se të paktën gjysmë milion njerëz protestojnë në Paris për shkak të reformave të presidentit Emanuel Makron për pensionet.

Reforma parasheh ndryshimin e moshës së pensionimit prej 62 në 64 vjet. Sindikatat për sot caktuan protesta në mbarë vendin dhe presin jehonë të madhe, si ajo e 19 janarit, kur mbi një milionë njerëz dolën në rrugë.

“Reforma është brutale dhe e padrejtë”, deklaroi kryetari i Sindikatës së Nëpunësve Administrativ UNSA, Lik Fare, duke shtuar se reforma e pensioneve përfaqëson “hap prapa në kuptim social”.

Sipas anketave, shumica e qytetarëve francezë janë kundër reformave të pensioneve të propozuara nga Qeveria e Makronit, por deri më tani asnjë anë nuk e shfaq qëllimin që të heqë dorë. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR