• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Paraguaj është konfiskuar sasi rekorde e kokainës prej katër tonëve, e dedikuar për Evropën

Në Paraguaj është konfiskuar sasi rekorde e kokainës prej katër tonëve, e dedikuar për Evropën

Asunsion, 17 korrik 2024 (MIA) - Autoritetet në Paraguaj paraqitën konfiskimin më të madh të drogës në vend deri më tani, duke konfiskuar mbi katër tonë kokainë, lajmëroi DPA.

Forcat e Paraguajit e zubuluan drogën e fshehur në thasë me sheqer në kontejner në portin e kryeqytetit Asunsion, rrugës për Antverpen në Belgjikë, kumtoi agjencia për luftë kundër drogës Senad.

Kokaina e konfirskuar vlerësohet në rreth 220 milionë euro (240 milionë dollarë), thuhet në kumtesë.

Evropa, së bashku me SHBA-në, është tregu më i madh për kokainë që rrjedh nga vendet e Amerikës Jugore si Kolumbia, Peru dhe Bolivia. Rruga drejt Evropës përmes Paraguajit, Argjentinës apo Brazilit rritet për nga rëndësia, sipas vlerësimit të kohëmëparshëm të Zyres së Kombeve të Bahskuara për luftë kundër drogës dhe krimit.

Në portet evropiane vitin e kaluar u konfiskuan mbi 300 tonë kokainë, me sasi rekorde, 121 tonë të konfiskuar vetëm në Antverpen. që tregon për rritje prej 10 për qind në raport me vitin e kaluar. ab/

Foto: ЕPА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR