• e enjte, 18 korrik 2024

Në Pakistan 22 të vdekur në ndeshjen e një autobusi dhe automobili

Në Pakistan 22 të vdekur në ndeshjen e një autobusi dhe automobili
Peshavar, 8 shkurt 2023 (MIA) - Të paktën 22 udhëtarë humbën jetën, ndërsa 12 janë lënduar sot kur një autobus u ndesh me një automobil dhe ra në një humnerë në Pakistanin veriperëndimor, njoftoi policia. 

Ky është aksidenti i dytë i tillë i komunikacionit në vend për më pak se një javë.

Autobusi udhëtonte nga Ravalpindi deri në zonën Gizer në veri, ndërsa aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Shatijall, 500 kilometra në veri të Peshavarit, kryeqyteti i provincës Hajber Pahtunva, deklaroi një përfaqësue i policisë lokale.

Ai tha se shpëtimtarët i kishin dërguar të vdekurit dhe të lënduarit në spital dhe se disa prej të lënduarve janë në gjendje kritike. 

Të premten e kaluar 17 persona humbën jetën në ndeshjen zinxhir të një autobusi me udhëtarë dhe një kamioni në tunelin në zonën Kohat në Pakistanin veriperëndimor. Edhe një aksident i rëndë ndodhi më 29 janar në Pakistanin jugor kur autobusi e goditi shtyllën dhe ra nga ura, me çka humbën jetën 40 persona. fc/



QËNDRONI TË LIDHUR