• e martë, 24 dhjetor 2024

Në përvjetorin e sulmit të Hamasit, Hercog i bëri thirrje botës "ta mbështesë Izraelin në luftën kundër armiqve të tij"

Në përvjetorin e sulmit të Hamasit, Hercog i bëri thirrje botës

 Tel Aviv, 7 tetor 2024 (MIA) - Presidenti i Izraelit, Jicak Hercog, në përvjetorin e parë të sulmit vdekjeprurës të paprecedentë nga grupi palestinez Hamas në territorin izraelit, sot i bëri thirrje botës "ta përkrahë Izraelin në luftën kundër armiqve të tij", raportojnë mediat franceze.  

 "7 tetori i vitit 2023 la gjurmë në njerëzimin, shenjë në faqen e Tokës dhe bota duhet ta kuptojë këtë për të ndryshuar rrjedhën e historisë", tha Hercog në deklaratën e publikuar nga zyra e tij e konferencave. 

 "Për paqe dhe të ardhme më të mirë në rajon, bota duhet ta mbështesë Izraelin në luftën e tij kundër armiqve të tij", thuhet në deklaratën e Hercogut. 

 Ai sot do ta udhëheqë ceremoninë përkujtimore në Sderot, një nga qytetet më të goditura nga sulmi i përgjakshëm i Hamasit, njoftuan më herët mediat franceze. 

 Në sulmin e militantëve palestinezë, që nxiti luftën në Rripin e Gazës dhe më pas armiqësitë në Liban. Në Izrael u vranë mbi 1.200 persona, ndërsa 251 u morën pengj. qa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR