• e shtunë, 23 nëntor 2024

Në përplasjen mes trenave në Barcelonë një i vdekur dhe 85 pasagjerë të lënduar

Në përplasjen mes trenave në Barcelonë një i vdekur dhe 85 pasagjerë të lënduar
Barcelonë, ​​16 maj 2022 (MIA) - Një person ka humbur jetën, ndërsa 85 janë lënduar në përplasjen që ndodhi sot në Katalonjë mes një treni mallrash dhe një treni udhëtarësh, njoftuan autoritetet spanjolle dhe kompania hekurudhore. Shërbimet e Ndihmës së shpejtë njoftuan se po ndihmojnë në evakuimin e rreth 100 personave nga treni me pasagjerë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18, rreth 15 km nga Barcelona, ​​kryeqyteti i rajonit verilindor, njoftoi kompania hekurudhore FGC. Një tren mallrash që transportonte kalium ka dalë nga binarët derisa ka hyrë në stacionin Sant Boi në verilindje të Spanjës. Më pas ai ka goditur pjesën e përparme të trenit të pasagjerëve i cili po largohej nga stacioni, ndërsa nga goditja ka humbur jetën shoferi, njoftoi kompania FGC.

QËNDRONI TË LIDHUR