• e enjte, 26 dhjetor 2024

Vuçiq në intervistë për Skaj njus theksoi se Beogradi nuk do ta ekstradojë Radoiçiqin

Vuçiq në intervistë për Skaj njus theksoi se Beogradi nuk do ta ekstradojë Radoiçiqin

Londër, 7 tetor 2023 (MIA) - Beogradi nuk e njeh Kosovën dhe nuk mund ta ekstradojë në prishtinë personin përgjegjës për organizimin e grupit paraushtarak në veri të Kosovës, deklaroi presidenti serb, Alwksandar Vuçiq për Skaj njus, duke mohuar se ka pasur rol në dhunën e paradokohshme. Në të njejtën kohë kryeministri i Kosovës deklaroi për mediumin e njejtë se Serbia ka tentuar të shkaktojë luftë.

Në intervistën të cilën sot e transmetuan mediuemt e Beogradit dhe të Prishtinës në gjuhën serbe, Vuçiq tha se "çdoherë është më lehtë të akuzohet Beogradi" për pohimet e Prishtinës se Beogradi kinse ka planifikuar aksion të grupit paraushtarak në fshatin Banjskë në veri të Kosovës.

"Nuk mund ta ekstradoj Milan Radoiçiçin në Prishtinë, sepse ne nuk e njohim Kosovën, ai ishte aleat i ngushtë, por jo mik”, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Presidenti serb pretendoi edhe për Skaj njus se "pjesëtarët e Policisë së Kosovës përdorin edhe armë të prodhuara në Serbi, por se Serbia nuk ua ka shitur atyre".

"Ata djem që i ndiqnin serbët dhe që janë nga Policia e Kosovës, mbanin AK të prodhuara këtu në Kragujevc", tha Vuçiq.

Presidenti serb arsyetohet se është e lehtë të gjesh armë dhe jo vetëm në tregun e zi.

“Njerëzit gjithmonë do t’i mbështesin njerëzit që duan të mbrojnë, sepse nga këndvështrimi ynë, nga këndvështrimi i serbëve, ajo është pjesë e Serbisë, sipas Kushtetutës sonë, është një kënd tjetër që duhet ta shikoni. Prandaj them që nuk është diçka që lejohet, por them që nuk është aq e vështirë”, tha Vuçiq.

Ai foli për Skaj njus edhe për terroristin Milan Radoiçiçin.

Autoritetet gjyqësore serbe e akuzojnë Radoiçiçin se kinse ka blerë armë, municione dhe eksploziv nga Tuzla që nga janari, duke i dorëzuar ato në territorin e Beogradit dhe më pas i ka ruajtur në territorin e Kosovës. Ndërkohë, Bosnja dhe Hercegovina mohoi se armët ishin nga Tuzla.

Tani presidenti i Serbisë paraqet detaje të reja duke iu referuar deklaratës së Radoiçiçit.

“Djali që u mor në pyetje në procedurën paraprake tha se ka blerë diçka në Serbi, diçka në Kroaci, diçka në Bosnje e Hercegovinë, le ta kontrollojmë tani”, tha ai.

Vuçiç është përgjigjur pozitivisht në pyetjen nëse Radoiçiq është aleati i tij i ngushtë.

“Nuk ka dyshim, ai ka qenë nënkryetar i Listës Serbe”, tha ai.

Megjithatë, ai nuk mund të thotë se ishte shoku i tij.

"Ai u akuzua. Ishte një krim i madh, i madh", theksoi Vuçiq.

I pyetur se pse nuk e ekstradon Radoiçiqin në Prishtinë, Vuçiq përgjigjet me një pyetje: "Po tallesh me mua apo çfarë? Po ju them kështu sepse e dini se ne nuk mund të ekstradojmë askënd në Prishtinë, sepse nuk e njohim Kosovën si shtet", tha Vuçiq.

"Kishte mijëra krime të rënda dhe edhe pse ne jemi anëtarë të OKB-së, ata nuk ekstraduan askënd në Beograd", deklaroi Vuçiq për Skaj njus. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR