• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në operacionin ushtarak izraelit në "Al Shifa" në Gazë u vra personi i tretë në kierarkinë e Hamasit

Në operacionin ushtarak izraelit në

Gazë, 19 mars 2024 (MIA) - Armata izraelite njoftoi se ka vrarë dhjetëra luftëtarë palestinezë dhe ka arrestuar më shumë se 200 persona në një operacion të madh dje në kompleksin më të madh spitalor në Rripin e Gazës - spitalin "Al Shifa", transmetuan mediat franceze. 

Qindra civilë ishin të detyruar të largohen nga kjo zonë. 

Uashingtoni e konfirmoi vdekjen në operacion të zëvendës-shefit të krahut ushtarak "Hamas" Marvan Isa. Ai është përfaqësuesi më i lartë i lëvizjes islamike palestineze i vrarë nga armata izraelite në Rripin e Gazës nga fillimi i luftës para gati gjysmë viti. 

"Eliminuam më shumë se 20 terroristë në kompleksin spitalor dhe mbi 20 në zonën rreth spitalit", tha zëdhënësi i armatës izraelite, kundër admirali Daniel Hagari. Ai shtoi se janë arrestuar "më shumë se 200 terroristë të dyshuar". 

Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës njoftoi për "dhjetëra të vrarë dhe të plagosur, prej të cilëve shumica civilë, në operacionin e ushtrisë izraelite në spitalin "Al Shifa", por nuk dha numra të saktë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR