• e mërkurë, 21 janar 2026

Në objektin e djegur në Kran Montana që nga viti 2019 nuk ka pasur inspektime të sigurisë kundër zjarreve

Në objektin e djegur në Kran Montana që nga viti 2019 nuk ka pasur inspektime të sigurisë kundër zjarreve

Kran- Montana, 6 janar 2026 (MIA) - Në barin në "Konstellejshn" në pushimoren zvicerane Kran Montana, ku në zjarrin natën e Vitit të Ri humbën jetën 40 persona, nga viti 2019 nuk ka pasur asnjë inspektim të sigurisë kundër zjarreve, deklaroi sot kryetari i bashkisë së kësaj qendre të njohur në Alpet zvicerane, Nikollas Fero, cituar nga mediat britanike.

"Na vjen shumë keq. Nuk e kishim idenë që nuk ishin kryer inspektime", u tha Fero përfaqësuesve të mediave për mungesën e inspektimeve në periudhën 2020-2025.

Kryebashkiaku shtoi se shkuma izoluese e përdorur për tavanin në barin "Konstellejshn" dikur konsiderohej si e sigurt.

Hetuesit thanë se zjarri i cili u përhap me shpejtësi në orët e para të 1 janarit, ka të ngjarë të ketë filluar nga qirinj shishesh të ndezur që më pas ndezën tavanin e pjesës nëntokësore të barit.

Qirinj të tillë tani janë të ndaluar tani në të gjitha ndërtesat në Kran- Montana, kumtoi kryebashkiaku Fero.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR