• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në Norvegji ndalohet hyrja e turistëve nga Rusia

Në Norvegji ndalohet hyrja e turistëve nga Rusia

Osllo, 29 maj 2024 (MIA) - Ndalesa për hyrje të turistëve rusë në Norvegji hyn sot në fuqi pas urdhërit të Qeverisë së vendit, e cila këtë hap e paralajmëroi javën e kaluar.

Udhëtimet tranzit përmes Norvegjisë në vende të tjera evropiane, duke përfshirë edhe Finlandën, gjithashtu janë pamundësuar. Siç m[ herët saktësoi Qeveria norvegjeze, rregullat e reja nuk do të zbatohen për rusët që udhëtojnë në Norvegji për të vizituar të afërmit e tyre, për poseduesit e vërtetimeve se janë banorë në zonën kufitare, të vizave studentore dhe të punës, si dhe lejet për qëndrim në vendet e zonës Shengen.

Nëpunësit kufirarë norvegjezë do të kenë të drejtë të refuzojnë hyrje në vend për rusët me viza shumëvjeçare turistike, të dhëna më parë nga vet Norvegjia ose nga vende tjera të Shengenit. Norvegjia nuk u jep viza turistike rusëve që nga viti 2022. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR