• e shtunë, 23 nëntor 2024

Në Nju-Jork fillon debati i përgjithshëm i sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara

Në Nju-Jork fillon debati i përgjithshëm i sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara

Nju-Jork, 24 shtator 2024 (MIA) - Në Nju-Jork sot fillon debati i përgjithshëm i seancës së 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku do të tubohen mbi 140 liderë botërorë dhe përfaqësues të shteteve.

Debati i përgjithshëm fillon në orën 9:00 sipas kohës amerikane, përkatësisht në orën 15:00 sipas kohës së mesme evropiane.

Debatin do ta hapë sekretari i prëgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh, ndërsa më pas sipas orarit të konstatuar i pari do të flasë presidenti i Brazilit, Luis Inasio Lula da Silva, i dyti në listën e foltores është presidenti amerikan, Xho Bajden, ndërsa i treti është presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Para pjesëmarrësve do të flasin presidentët e Zvicrës, Kolumbisë, Afrikës Jugore, Lituanisë, Guatemalës, Maldiveve, Taxhikistanit, Siera Leones, Angola, si dhe emiri i Katarit dhe mbreti i Jordanisë.

Debati i përjgithshëm është pjesë e sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së dhe mbahet në fillim të secilit sesion të rregullt në shtator.

Është paralajmëruar se tema e këtij viti do të jetë aksioni i përbashkët për avancim të paqes, zhvillim të qëndrueshëm dhe dinjitetit njerëzor për gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme, por secili folës mund të prezantojë temë të cilën e konsideron posaçërisht të rëndësishme.

Mbledhja e Asamblesë së Përjgithshme të KB-së konsiderohet për një prej ngjarjeve më të mëdha diplomatike në botë, ndërsa këtë vit mbahet nën hijen e krizave në rritje, konflikteve dhe luftërave në mbarë botën.

Mes temave të debatit do të jenë edhe luftërat në Gazë, Sudan, si dhe mundësia e shtuar për eskalim të luftës në Lindjen e Afërt, ndërsa shumë liderë botërorë do të flasin edhe për konfliktin në Ukrainë.

Të enjten në mëngjes duhet të flasë presdienti palestinez, Mahmud Abaz, ndërsa të enjten pasdite kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu.

Fjalimi i presidentit ukrainas, Volodimir Zelenski është caktuar për nesër, përderisa qëndrimin e Rusisë do ta shpalosë shefi i diplomacisë ruse, Sergej Llavrov të shtunën.

Për liderët e vendeve të vogla ishullore dhe të tjerët të cilët janë goditur nga ndryshimet klimatike temë do të jetë edhe lufta kundër ngrohjes globale.

Për çdo pjesëmarrës në debatin e përgjithshëm janë paraparë nga 15 minuta për prezantim.

Debati i përgjithshëm do të zgjasë deri të hënën, 30 shtator. ab/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR