• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Nju-Hempshir në SHBA janë matur rekord minus 77 gradë Celsiuis

Në Nju-Hempshir në SHBA janë matur rekord minus 77 gradë Celsiuis

Uashington, 4 shkurt 2023 (MIA) - Pjesa kontinentale e SHBA-së është goditur nga era më e ftohtë e regjistruar ndonjëherë dhe temperatura prej minus 77 gradë Celsius në Nju Hempshir, njoftoi shërbimi meteorologjik, ndërsa si pasojë e valës së ftohtë pothuajse 100 milionë njerëz në Amerikën e Veriut jetojnë nën të ftohtin arktik.

Shërbimi Kombëtar i motit i SHBA-së (NWS) tha se rrëmbimet e erës së akullt në malin Uashington të Nju Hempshir natën e kaluar çuan temperaturat në minus 77 gradë Celsius, temperatura më e ulët e regjistruar ndonjëherë në mal.

Pothuajse 100 milionë njerëz në të gjithë SHBA-në verilindore dhe Kanada janë të prekur nga temperatura jashtëzakonisht të ftohta, me zyrtarët që paralajmërojnë se ngrirja mund të ndodhë në më pak se 10 minuta. Autoritetet u kërkuan banorëve nga Manitoba, Kanada, në Mejn, SHBA, të kufizojnë kohën e kaluar jashtë. Efekti i kombinuar i erës dhe i të ftohtit pritet të sjellë temperaturat më të ulëta që nga vitet 1980 në Mejn, Nju Ingland, si dhe në Kiebek dhe pjesë të Kanadasë lindore.

Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në Boston për shkak të të ftohtit dhe shkollat ​​publike janë të mbyllura, si dhe afër Uorçester dhe Bufalo, Nju-Jork.

Nju-Jorku, ku janë matur temperaturat prej minus 23 gradë Celsius, miratoi një urdhëresë emergjente që lejonte të pastrehët të shkonin në çdo strehë për t'u strehuar nga i ftohti. Temperaturat e ulëta prekën edhe shtetet amerikane të Miduest - Miçigan, Uiskonsin, Indiana, Illinois dhe Ohajo.

Temperaturat jashtëzakonisht të ulëta prekën edhe pjesë të Kanadasë: pjesën më të madhe të Kuebekut dhe të gjithë Ontarios, si dhe pjesë të Manitobës dhe Toronto regjistroi një temperaturë prej minus 29 gradë Celsius dje.

Rënia e temperaturave u shkaktua nga një front i fortë arktik që shtrihej nga Provincat detare kanadeze në SHBA-në qendrore. Që nga e hëna, të paktën 11 persona kanë vdekur nga stuhia në pjesën jugore të SSHBA-së. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR