• e enjte, 04 korrik 2024

Në një tubim në Iran janë arrestuar mbi 260 persona, janë konfiskuar alkool dhe drogë

Në një tubim në Iran janë arrestuar mbi 260 persona, janë konfiskuar alkool dhe drogë

Teheran, 17 maj 2024 (MIA) - Forcat iraniane të sigurisë arrestuan mbi 260 persona, mes të cilëve edhe tre shtetas evropianë, në një tubim "satanist" në perëndim të kryeqytetit, Teheranit, lajmëroi sot agjencia iraniane e lajmeve.

"Në Teheran është shkatërruar rrjeti satanik, janë arrestuar tre shtetas evropianë", thekson agjencia, duke shtuar se mes të arrestuarve janë 146 burra dhe 115 gra, si dhe se është konfiskuar alkool, i ndaluar me ligjet islamike të Iranit, si dhe droga psikodelike.

Nuk ceket nacionaliteti i evropianëve të arrestuar. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR