• e shtunë, 23 nëntor 2024

Në një sulm rus në Dnieper është dëmtuar një termocentral

Në një sulm rus në Dnieper është dëmtuar një termocentral

Kiev, 13 shkurt 2024 (MIA) - Në sulmin e mbrëmshëm të forcave ruse me raketa dhe drone në qytetin Dniepër, në Ukrainën qëndrore, është dëmtuar një termocentral, ndërsa një pjesë e qytetit mbeti pa ujë, kumtuan autoritetet ukrainase,

Sulmi në qytetin me më pak se një milion banorë është kryer me raketë dhe katër grupe dronësh nga më shumë drejtime, theksohet në postimin në Telegram të Forcave ajrore të Forcave të armatosura të Ukrainës.

Distributori më i madh privat ukrainas i energjisë DTEK kumtoi se termocentrai u dëmtua ndjeshëm dhe se në sulmin nuk ka viktima.

Autoritetet deklaruan se "për shkak të ndërprejes së energjisë elektrike" pjesërisht është ndërprerë furnizimi me ujë.

Prefekti i Dnieperit, Boris Filatov, deklaroi se është goditur infrastruktura, por nuk dha më shumë detaje.

Ushtria ukrainase kumtoi se mbi rajonet e Dnipropetrovsk, Zaporozhje dhe Herson, u shkatërruan dronët rusë "Shahed-136/131", nga 23 dronë sulmues, me të cilët forcat ruse e kryen sulmin mbrëmë. ls/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR