• e martë, 24 dhjetor 2024

Në një sulm me raketa në Liban goditet shtabi i UNFIL-it, tetë ushtarë austriakë u plagosën lehtë

Në një sulm me raketa në Liban goditet shtabi  i UNFIL-it, tetë ushtarë austriakë u plagosën lehtë

 Vjenë, 29 tetor 2024 (MIA) - Tetë ushtarë austriakë të Forcave Paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL) kanë pësuar lëndime të lehta në sulm me raketë në selinë e UNFIL-it në Nakvora, afër kufirit me Izraelin, njoftoi sot Ministria austriake e Mbrojtjes.

 UNIFIL është vendosur në Libanin jugor për t'i monitoruar përleshjet përgjatë vijës së demarkacionit me Izraelin, një zonë këtë muaj që ka qenë skenë e përleshjeve të ashpra midis trupave izraelite dhe luftëtarëve të Hezbollahut.

 "E dënojmë fuqishëm këtë sulm dhe do të kërkojmë një hetim të menjëhershëm", theksohet në kumtesën e  Ministrisë austriake të Mbrojtjes, duke shtuar se asnjë nga ushtarët nuk kishte nevojë për kujdes të menjëhershëm mjekësor dhe se ishte e paqartë se nga është gjuajtur raketa.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR