• e shtunë, 23 nëntor 2024

Në një sulm izraelit në Rafah mëngjesin e sotëm u vranë 12 civilë

Në një sulm izraelit në Rafah mëngjesin e sotëm u vranë 12 civilë

Rafah, 30 maj 2024 (MIA) - Forcat izraelite herët në mëngjes vranë të paktën dymbëdhjetë palestinezë në një sulm ajror në Rafah, një qytet në pjesën më jugore të Rripit të Gazës, njoftuan shërbimet shëndetësore palestineze.

Izraeli e vazhdon ofensivën në Rafah, një ditë pasi njoftoi se kishte marrë kontrollin e një zone tampon në afërsi të qytetit, në kufi me Egjiptin, duke marrë nën kontroll gjithë kufirin e enklavës palestineze.

Izraeli pretendon se ka mbyllur një rrugë të përdorur nga militantët për të kontrabanduar armë në Gaza gjatë luftës gati tetë-mujore që ka shkatërruar një pjesë të madhe të territorit.

Burimet shëndetësore në Gaza raportuan se 12 palestinezët ishin civilë, ndërsa një numër i paspecifikuar i civilëve të tjerë u plagosën në një sulm të dytë, gjatë përpjekjes për të tërhequr trupat e viktimave në qendër të qytetit Rafah.

Një tjetër civil palestinez u vra në një sulm ajror në kampin e refugjatëve al Shati, në perëndim të qytetit të Gazës, në pjesën veriore të enklavës.

Izraeli ka raportuar për përleshjet në të gjithë enklavën, por së pari duhet t'i komentojë raportet për të vrarët në Rafah, qytet në të cilin u strehuan qindra mijëra palestinezë, pasi u larguan nga pjesët tjera të Rripit të Gazës. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR