• e diel, 20 tetor 2024

Në një sulm izraelit në Gazë e humbën jetën të paktën 30 persona

Në një sulm izraelit në Gazë e humbën jetën të paktën 30 persona

Gazë, 19 tetor 2024 (MIA) - Të paktën 30 persona, mes tyre edhe fëmijë, janë vrarë në një sulm ajror izraelit në veri të Gazës, sipas mediave palestineze.

Më shumë se 50 të tjerë u plagosën në sulmin në qytetin Xhabalia, njoftuan sot mediat.

Xhabalia kohët e fundit ka përjetuar luftime intensive. Vetëm ditë më parë, ushtria izraelite kumtoi se ka eliminuar disa militantë në zonë dhe ka shkatërruar një depo armësh të vendosura në një ndërtesë të përdorur më parë si klinikë.

Ushtria izraelite nisi një ofensivë të re tokësore në Rripin verior të Gazës më 6 tetor, duke bërë thirrje deri në 400,000 civilë që kanë duruar një vit lufte të lëvizin në jug.

Megjithatë, shumë nga njerëzit, disa prej të cilëve tashmë janë zhvendosur disa herë, e injoruan thirrjen, duke thënë se ushtria izraelite kishte sulmuar edhe në të ashtuquajturat zona të sigurta në jug.

Pas qorr-sokakut disa mujorë në negociatat indirekte midis dy palëve për një marrëveshje armëpushimi, disa shpresojnë se vrasja e liderit të Hamasit, Jahja Al Sinvar në fillim të kësaj jave mund të rezultojë në përfundimin e luftës nga Izraeli, megjithëse menaxhmenti i tij ka treguar se nuk planifikon ta bëjë këtë menjëherë, vëren DPA.

Numri i palestinezëve të vrarë që nga fillimi i konfliktit është rritur në më shumë se 42,000, sipas zyrtarëve shëndetësorë në Gazë. ls/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR