• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në një sulm izraelit me raketa është shkatërruar një ndërtesë në Damask dhe është vrarë një anëtar i lartë i Gardës revolucionare iraniane

Në një sulm izraelit me raketa është shkatërruar një ndërtesë në Damask dhe është vrarë një anëtar i lartë i Gardës revolucionare iraniane

Damask, 20 janar 2024 (MIA) - Një pjesëtar i Gardës Revolucionare iraniane është vrarë sot në një sulm izraelit në kryeqytetin sirian Damask, deklaruan për mediat britanike një burim nga forcat e sigurisë në aleancën rajonale prosiriane.

Burimi shtoi se ndërtesa shumëkatëshe është përdorur nga këshilltarët iranianë që mbështesin qeverinë siriane dhe se në sulmin ajo është rrafshuar me tokën.

Mediat shtetërore siriane deklaruan se sulmi izraelit kishte në shënjestër një ndërtesë në lagjen Mazeh, Damask, pa dhënë detaje të mëtejshme. Media të tjera në Siri raportuan se shpërthime kishte në të gjithë kryeqytetin.

Qendra siriane për monitorimin e të drejtave të njeriut, cituat nga mediat franceze, njoftoi për pesë persona të vrarë në "sulmin izraelit" në një ndërtesë në Damask, ku po mbahej një "takim i liderëve pro-iranianë"/

"Në një sulm izraelit me raketa në një ndërtesë katërkatëshe në të cilën u mbajt një takim i liderëve pro-iranianë, pesë persona u vranë, ndërsa ndërtesa u shkatërrua plotësisht", kumtoi Qendra siriane për monitorimin e të drejtave të njeriut, me seli në Britaninë e Madhe. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR