• e mërkurë, 01 janar 2025

Në një port afër Splitit është fundosur një anije 50-metërshe, parandalohet katastrofa ekologjike

Në një port afër Splitit është fundosur një anije 50-metërshe, parandalohet katastrofa ekologjike

Split, 29 dhjetor 2024 (MIA) - Në portin Krillo Jesenice në afërsi të Splitit është fundosur një anije 50 metërshe, por me aksion të shpejtë të zjarrfikësve është parandaluar katastrofa ekokogjike  nga derdhja e mundshme e naftës, njoftuan mediat kroate.

Zjarrfikësit kanë arritur në aksion të shpejtë sot paradite të vendosin barriera mbrojtëse rreth anijes së fundosur dhe në port dhe me këtë kanë parandaluar derdhjen e naftës. Anija e hekurt "Pacifik" është fundosur  plotësisht. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR