• e enjte, 18 korrik 2024

Në një ndërtesë banimi në Gazë është zbuluar një fabrikë e Hamasit për prodhimin e dronëve dhe një depo për armë

Në një ndërtesë banimi në Gazë është zbuluar një fabrikë e Hamasit për prodhimin e dronëve dhe një depo për armë

Tel-Aviv, 9 nëntor 2023 (MIA)  - Ushtarët izraelitë të cilët veprojnë në Rripin e Gazës në një ndërtesë banimi kanë zbuluar një fabrikë për prodhimin e dronëve të Hamasit dhe një depo për armë, lajmëruan Forcat Mbrojtëse Izraelite (UDF), transmeton "Tajms of Izrael". 

IDF bëri të ditur se ndërtesa, në lagjen Sheik Radvan në qytetin e Gazës, ndodhet menjëherë afër shkollës. 

Një regjistrim i postuar nga IDF në rrjetin social X tregon si ushtarët në ndërtesë duke gjetur disa dronë, si dhe pajisje të përdorura për prodhimin e tyre dhe udhëzime për prodhimin e mjeteve shpërthyese. Nga aty,  theksojnë se ushtarët izraelitë kanë gjetur edhe një numër të madh të bombave. 

 FotoË IDF

 

QËNDRONI TË LIDHUR