• e shtunë, 23 nëntor 2024

Në një masakër në Ilionios e humbën jetën tetë persona, i dyshuari është gjetur i vdekur

Në një masakër në Ilionios e humbën jetën tetë persona, i dyshuari është gjetur i vdekur

Uashington, 23 janar 2024 (MIA) - Një burrë i dyshuar për vrasjen e tetë personave në Xhoilet, Illinois, nga të cilët shtatë nga e njëjta familje, është gjetur i vdekur në Natalia, Teksas dhe besohet se ka qëlluar veten e tij me armë zjarri pas një përplasjeje me policinë në Teksas.

Siç transmeton Si-Bi-Es Njuz (CBS News), i dyshuari është identifikuar si Romeo Nans, ndërsa motivi i vrasjeve nuk dihet dhe policia beson se i dyshuari nuk i njihte viktimat.

Të dielën, i dyshuari ka qëlluar një 28-vjeçar nga automjeti i tij dhe të nesërmen në mëngjes, nëpunësit policorë kanë gjetur pesë trupa në shtëpinë ku ka jetuar i dyshuari, ndërsa më pas dy trupa të tjerë në shtëpinë përballë rrugës.

Policia beson se shtatë personat, trupat e të cilëve u gjetën në dy shtëpitë janë anëtarë të të njëjtës familje. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR