• e premte, 27 dhjetor 2024

Në një fjalim me rastin e Ditës së Fitores, Putin akuzoi Perëndimin për orkestrimin e një lufte kundër Rusisë

Në një fjalim me rastin e Ditës së Fitores, Putin akuzoi Perëndimin për orkestrimin e një lufte kundër Rusisë

Moskë, 9 maj 2023 (MIA) - Presidenti rus Vlladimir Putin sot e akuzoi Perëndimin se orkestron luftë kundër Rusisë, duke thënë se vendi i tij dëshiron të ardhme të qetë dhe i falënderoi heronjtë e "operacionit special ushtarak" të Rusisë në Ukrainë.

"Qëllimi i tyre i vetëm është ta shohin rënien e vendit tonë", tha Putin, duke menduar në Perendimin, në shënimin e Ditës së fitores mbi Gjermaninë  naziste në vitin 1945.

Duke iu drejtuar ushtarëve dhe elitës politike ruse të mbledhur në Sheshin e kuq, Putin tha se "lufta e vërtetë është ajo kundër atdheut tonë", transmeton Hina.

Presidenti rus i akuzoi elitat perëndimore se i nxisin "kombet kundër njëri tjetrit, i ndajnë shoqëritë, shkaktojnë konflikte të përgjakura".

Ai shtoi se Rusia dëshiron një "të ardhme paqësore" dhe akuzoi Perëndimin për mbjelljen e "urrejtjes dhe rusofobisë". E ardhmja e vendit varet nga gjuetarët rusë në Ukrainë, tha Putin.

"I gjithë vendi është i bashkuar në mbështetje të heronjve tanë. Ne po lutemi për ju", u tha ai ushtarëve.

"Për momentin asgjë nuk është më e rëndësishme se detyra juaj ushtarake. Siguria e vendit sot varet nga ju, e ardhmja e vendit tonë dhe popullit tuaj varet nga ju", tha ai para ushtarëve të cilët qëndronin para tij, ndër të cilët kishte rreth 500 që morën pjesë në ofensivën ruse në Ukrainë.

Në fjalën e tij, presidenti rus tha se bota është edhe një herë në një pikë kthese.

"Qytetërimi është edhe një herë në një pikë kthese." "Ka filluar një luftë kundër vendit tonë," tha Putin. Ai e quajti popullin ukrainas "peng të grusht shtetit" dhe ambiciet perëndimore.

Pas fjalimit të shkurtër të presidentit rus, mijëra ushtarë parakaluan nëpër Sheshin e kuq.

Dita e fitores është një nga festat më të rëndësishme në Rusi, kur njerëzit kujtojnë sakrificën e madhe të Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së madhe patriotike nga vitet 1941-1945, e cila mori jetën e 27 milionë njerëzve.

Për shkak të një sërë pengesash në vijën e frontit në Ukrainë dhe sulmeve në territorin rus, parakalimi i këtij viti po zhvillohet nën masa të shtuara sigurie.

Pesëmbëdhjetë muaj pas fillimit të ofensivës ndaj Ukrainës, ushtria ruse është dobësuar nga humbja e jetëve të ushtarëve, prej muajsh nuk ka mundur të pushtojë qytetin lindor të Bahmutit, gjë që ka çuar në një përçarje midis Shtatmadhorisë dhe grupit paraushtarak Vagner, dhe në të njëjtën kohë, Kievi pothuajse ka filluar kundërsulmin. Putin mbetet në izolim dhe për të është lëshuar një urdhër-arresti nga Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë.

Gjashtë udhëheqësit e vendeve të Bashkësisë së Vendeve të Pavarura (BVP), të cilët ndoqën parakalimin nga tribunat e Sheshit të Kuq, mbërritën në Moskë për të festuar Ditën e Fitores. Parakalimi ushtarak i këtij viti në Moskë për Ditën e Fitores është shumë më i vogël se zakonisht. Nuk ka asnjë program të veçantë të Forcave Ajrore Ruse, dhe shumë më pak ushtarë se zakonisht kaluan nëpër Sheshin e Kuq.

Gjithashtu do të mungojë marshimi i "Regjimentit të Pavdekshëm", kur rusët mbajnë tabela me emrat e paraardhësve të tyre që luftuan dhe vdiqën në Luftën e Dytë Botërore në rrugët e qyteteve të tyre gjatë parakalimeve të Ditës së Fitores.

Kremlini pretendon se kjo nuk do të ndodhë këtë vit për "arsye sigurie". sa/

foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR