• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në një aksident në një minierë në Kazakistan, e humbën jetën 16 minatorë, 18 janë lënduar

Në një aksident në një minierë në Kazakistan, e humbën jetën 16 minatorë, 18 janë lënduar

Astana, 28 tetor 2023 (MIA) - Gjashtëmbëdhjetë minatorë kanë vdekur në një aksident në minierën Kostenko në Karaganda të Kazakistanit, deklaroi shefi i administratës së rajonit Karaganda të Kazakistanit, Ermaganbet Bulekpaev.

"Në minierë sot ka filluar një zjarr, i cili për keqardhjen tonë të madhe ka sjellë vdekjen e 16 personave, ndërsa 18 persona janë dërguar në spital me shkallë të ndryshme lëndimesh, shkruan kreu i rajonit në Fesjbuk.

Ai saktëson se në vendin e aksidentit ndodhen 40 ekipe shpëtimi dhe 10 njësi pajisje.

Për momentin 31 minatorë të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Më herët shërbimi për shtyp i kompanisë Arselormital Temirtau, e cila është operatori i minierës, bëri të ditur se në momentin e aksidentit ndodheshin 252 persona. 205 minatorë dolën në sipërfaqe. Supozohet se ka pasur një shpërthim të gazit metan.

Presidenti i Kazakistanit Kasim-Zhomart Tokaev urdhëroi sot qeverinë e tij t'i "japë fund bashkëpunimit për investime" me gjigantin global të çelikut ArselorMital, pas një tjetër aksidenti fatal në një nga minierat e grupacionit. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR