Në Nigeri 359 persona e kanë vdekur nga kolera nga janari deri në shtator
- Më shumë se 350 persona e kanë vdekur nga kolera në Nigeri në nëntë muajt e para të këtij viti, që është për 239 për qind më shumë se e njejta periudhë e vitit të kaluar, njoftoi sot qendra nigeriane për kontrollë të sëmundjeve (NCDK).
- Post By Qefsere Abduli
- 12:11, 7 tetor, 2024
Abuxha, 7 tetor 2024 (MIA) - Më shumë se 350 persona e kanë vdekur nga kolera në Nigeri në nëntë muajt e para të këtij viti, që është për 239 për qind më shumë se e njejta periudhë e vitit të kaluar, njoftoi sot qendra nigeriane për kontrollë të sëmundjeve (NCDK).
Në njoftim thuhet se 359 persona e kanë vdekur nga kolera në periudhën prej janarit deri në shtator, krahasuar me 106 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Numri i rasteve të mundshme të kolerës, gjithashtu, është rritur në 10.837, në krahasim me 3.389 të vitit të kaluar, ndërsa pjesa më e madhe e të sëmurëve janë fëmijë të moshës nën pesë vjeç.
Kolera, sëmundja e cila transmetohet përmes ujit, nuk është e pazakontë në Nigeri, ku uji për pije është deficit në zonat rurale dhe lagjet e varfra urbane. qa/
Foto: UNICEF