• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Në Niamej mbisundon paqja para përfundimit të ultimatumit të EKOVAS

Në Niamej mbisundon paqja para përfundimit të ultimatumit të EKOVAS

Niamej, 6 gusht 2023 (MIA) - Në kryeqytetin e Nigerisë, Niamej sot mbizotëron paqja, pak orë para përfundimit të ultimatumit që i është dhënë juntës nigeriane nga vendet e Komunitetit ekonomik të Shteteve të Afrikës Perëndimore (EKOVAS) për rikthim në pushtet të presidentit të zgjedhur në mënyrë demokratike Mohamed Bazum, transmetojnë mediat britanike.

Javën e kaluar, vendet e EKOVAS u dhanë puçistëve të cilët e rrëzuan Bazumin, një javë për ta rikthyer atë në pushtet, duke paralajmëruar se mund të përdorin forcën ushtarake për të rivendosur rendin kushtetues në Nigeri, nëse junta nuk përmbush kërkesat e tyre.

Rrugët e Niamejt kanë shënuar situata sporadike të mbështetjes për juntën, por nuk pati ndonjë kundërshtim ndaj pushtetit të marrë të ushtrisë nigeriane e cila tha se nuk do të përkulet ndaj presionit të jashtëm.

Grusht shteti në Nigeri është i shtati në Afrikën Perëndimore dhe Qendrore në tre vitet e fundit, vlerësojnë mediat britanike.

Më 30 korrik, shefat e mbrojtjes nga EKOVAS ranë dakord të përdorin forcën nëse presidenti Bazum nuk rikthehet në pushtet, përfshirë edhe atë se dhe kur dhe ku të goditet junta në Nigeri. 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR