• e shtunë, 28 dhjetor 2024
Në Munih marsh kundër G-7
Munih, 25 qershor 2022 (MIA)- Disa mijëra njerëz kanë marrë pjesë në tubimin e sotëm në Munih para mbajtjes së Samitit të Grupit të shtatë vendeve industriale më të zhvilluara në botë (G-7) dhe kërkuan të bëhet më shumë në luftën kundër ndryshimeve klimatike. Tubimi është mbajtur me ftesë të rreth 15 organizatave joqeveritare për mbrojtje të mjedisit jetësor dhe luftës kundër pabarazisë. Organizatorët e tubimit kanë pritur pjesëmarrjen e rreth 20.000 njerëzve, derisa sipas policisë së Munihut kanë marrë pjesë prej 3.500 deri 4.000 persona. Aktivistët kanë mbajtur parulla ku shkruante “Kemi vetëm një planet” ose “Nuk ka më burime të rinovueshme të energjisë”. Samiti i G-7 fillon nesër në Elmau të Bavarisë dhe do të zgjasë deri më 28 qershor. Shtete anëtare të G-7 janë SHBA, Kanadaja, Japonia, Gjermania, Britania e Madhe, Franca dhe Italia.  

QËNDRONI TË LIDHUR