• e premte, 27 dhjetor 2024

Në Moskë takim kushtuar Sirisë

Në Moskë takim kushtuar Sirisë

Ankara, 9 maj 2023 (MIA) - Shefi i diplomacisë turke, Mevlut Çavushoglu, paralajmëroi se sot do të udhëtojë për në Moskë, ku nesër do të ketë takim me kolegët e tij nga Rusia, Irani dhe Siria.

"Qëllimi ynë është të arrijmë stabilitet dhe paqe të qëndrueshme në Siri, të bashkëpunojmë në luftën kundër organizatave terroriste Forcat e Mbrojtjes së Popullit, Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, të cilët duan të ndajnë Sirinë dhe të na kërcënojnë prej andej, dhe të sigurojmë që sirianët nga Turqia do të kthehen në shtëpitë e tyre në mënyrë vullnetare dhe të sigurt", tha Çavushoglu.

Dhjetorin e kaluar, ministrat e mbrojtjes dhe shefat e inteligjencës së Turqisë, Rusisë dhe regjimit sirian u takuan në Moskë dhe ranë dakord të vazhdojnë takimet trepalëshe për të garantuar stabilitetin në Siri dhe në rajonin më të gjerë.

Në bisedime u përfshi edhe Irani, pasi Turqia më parë deklaroi se "do të ishte e lumtur nëse edhe Irani merrte pjesë në proces".

Në Siri që nga fillimi i vitit 2011 është duke u zhvilluar luftë civile. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR