• e shtunë, 23 nëntor 2024

Në Moldavi janë gjetur mbetje të një droni rus të prodhimit iranian

Në Moldavi janë gjetur mbetje të një droni rus të prodhimit iranian

Kishinjev, 5 prill 2024 (MIA) - Policia kufitare e Moldavisë dje kumtoi se ka gjetur mbetje nga një dron rus të prodhimit iranian në kufirin e vendit me Ukrainën.

Në kumtesën e policisë thuhet se mbetjet janë gjetur në afërsi të fshatrave Etulia dhe Vlladiçeni dhe se e kanë mbishkrimin Heran-2, emri i dytë për dronët Shahid të prodhimit iranian, që i përdor Rusia në luftën kundër Ukrainës.

Në mbetjet nuk ka pasur elemente të rrezikshme dhe rrezik për banorët në rrethinë. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR