• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Meksiko lirohen 58 nga 66 persona të kidnapuar në veri të vendit

Në Meksiko lirohen 58 nga 66 persona të kidnapuar në veri të vendit

Meksiko Siti, 25 mars 2024 (MIA) - Autoritetet meksikane mbrëmë bërën të ditur se janë gjetur 58 nga 66 personat e rrëmbyer më 22 mars në qytetin veriperëndimor Kuliakan.

“Sot në shtëpi janë kthyer edhe 16 persona, 12 të rritur dhe katër të mitur, që do të thotë se janë gjetur gjithsej 58 persona”, informuan autoritetet lokale duke shtuar se po punohet për gjetjen e tetë të rrëmbyerve të tjerë.

Rrëmbyesit e armatosur, të veshur me të zeza dhe kapela, më 22 mars kanë arrit me një furgon në qytetin Kuliakan, qëlluan në ajër dhe kidnapuan anëtarë të shtatë familjeve.

Sipas numrit të vrasjeve, rrëmbimeve dhe zhdukjeve, Meksika është një nga vendet më të dhunshme në botë. 

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR