• e martë, 24 dhjetor 2024

Në Meksikë vritet një prefekt vetëm gjashtë ditë pas marrjes së funksionit

Në Meksikë vritet një prefekt vetëm gjashtë ditë pas marrjes së funksionit

Meksiko Siti, 7 tetor 2024 (MIA) - Alehandro Arkos, prefekt i Çilpancingos, kryeqytet i shtetit meksikan Gerei, u vra dje, më pak se një javë pas marrjes së funksionit, konfirmoi guvernatorja e shtetit.

Mediat britanike transmetojnë se Arkos është vrarë vetëm gjashtë ditë pasi u bë prefekt i Çilpansingos, qytet në Meksikën jugperëndimore me rreth 280.000 banorë.

"Për shkak të vrasjes së tij, i gjithë komuniteti i shtetit të Gereros është i pikëlluar dhe po na mbush me zemërim", tha guvernatorja Evelin Salgado në një deklaratë të ndarë në rrjetet sociale.

Prokuroria Publike e shtetit federal Gerero, ku dhuna u përforcua, kumtoi se është ngritur hetim për vrasjen e prefektit të Çilpansingos. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR