• e shtunë, 23 nëntor 2024

Në Marok edhe një tjetër marsh për solidarizimin ndaj palestinezëve

Në Marok edhe një tjetër marsh për solidarizimin ndaj palestinezëve

Kazablanka, 20 maj 2024 (MIA) - Disa mijëra marokenë mbajtën edhe një tjetër protestë në Kazablanka për mbështetje të popullit palestinezë dhe kundër normalizimit të marrëdhënieve të Marokut me Izraelit, njoftuan agjencitë e huaja.

Protestuesit brohorisnin "Liri për Palestinën", "Nëse ne heshtim, kush do të flasë" dhe "Jo normalizimit" Shumica e turmës mbanin flamuj dhe shalle palestinezë.

Ata lëvizën drejt rrugicave të qytetit të qendrës në Kazablankës me ftesë të frontit maroken i cili bashkon partitë e krahut të majtë dhe lëvizjet islamike.

Maroku dhe Izraeli kanë normalizuar marrëdhëniet diplomatike në dhjetor të vitit 2020.

Nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës me 7 dhjetor në Marok disa herë janë mbajtur protesta duke kërkuar dhënies fund të normalizimit, ndërsa kundërshtimi ndaj tij ka qenë i kufizuar deri atëherë. rq/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR