• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Mali referendum për kushtetutë të re

Në Mali referendum për kushtetutë të re

Bamako, 18 qershor 2023 (MIA) – Qytetarët e Malit sot votojnë në referendum për draft kushtetutën, për të cilën udhëheqësi i grusht-shtetit, kolonel Asimi Goita thotë se do të organizohet më mirë pushteti për zgjedhje të reja vitin e ardhshëm.

Ndërkohë, kritikët e tij pohojnë se kjo është një taktikë për të qëndruar në pushtet. Imami Mahmud Diko, kundërshtar i juntës ushtarake u bëri thirrje dje mbështetësve të tij në Bamako që të votojnë kundër kushtetutës së propozuar.

Me projekt-kushtetutën e propozuar krijohet Parlament dydhomësh, Asamble kombëtare dhe Senat, ndërsa deri tani vendi kishte vetëm Asamble kombëtare.

Drafti gjithashtu i jep më shumë kompetenca presidentit të Malit, veprim që ka shkaktuar përplasje të mëdha politike.

Sipas Kushtetutës aktuale e cila u miratua në vitin 1992, "Qeveria përcakton dhe drejton politikën e kombit", ndërsa kushtetuta e re parashikon që qeveria "të udhëheq politikën e kombit, siç e përcakton presidenti".

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR