• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Madrid dhe pjesë tjera të Spanjës është shpallur alarm i nivelit më të lartë për shkak të motit të keq

Në Madrid dhe pjesë tjera të Spanjës është shpallur alarm i nivelit më të lartë për shkak të motit të keq

Madrid, 3 shtator 2023 (MIA) - Niveli më i lartë i alarmit meteorologjik është shpallur në kryeqytetin spanjoll Madrid, në Andaluzi dhe në Kastilja-La Mança për shkak të motit të keq dhe të reshurave të mëdha të shiut, të cilat e kanë përfshirë Spanjën, njoftoi DPA.

Pothuaj 10.000 njerëzve në qytetin katalanas Alkanar u është ndaluar t'i braktisin shtëpitë e tyre për shkak të rreziqeve nga stuhitë e fuqishme. Banorëve në qytet u është këshilluar, nëse është e mundur, të shkojnë në katet e epërme të shtëpive të tyre.

Gjatë 24 orëve të kaluara në Alkanar kanë ra 215 litra shi në një metër katror.

Linjat hekurudhore mes Valencias dhe Barcelonës janë ndërprerë për shkak të reshurave, ndërsa në ndërprerje janë edhe disa rrugë rajonale.

Nga moti i keq kanë humbur jetën edhe dy burra të moshës 34 dhe 31 vjeçarë, të cilët kanë lundruar në kanion në rajonin e Saragosas, ranë në ujë dhe janë mbytur.

Për shkak të motit të keq, u anulua edhe ndeshja në Madrid mes Atletikos dhe Seviljes.

Moti i keq me bubullima, të reshura të mëdha të shiut dhe erë pritet të zgjas deri nesër në mëngjes. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR