• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në mënyrë që të përfshihet edhe Ukraina në hetimin e raketës që ra në territorin polak, Duda beson se Polonia dhe SHBA-ja duhet të arrijnë një marrëveshje

Në mënyrë që të përfshihet edhe Ukraina në hetimin e raketës që ra në territorin polak, Duda beson se Polonia dhe SHBA-ja duhet të arrijnë një marrëveshje

Tiranë, 11 maj 2023 (MIA) - Presidenti polak Andzhej Duda, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari për kërkesën e Ukrainës për qasje në vendin e shpërthimit të raketës në territorin polak, tha se procedurat po kryhen nga ekspertë polakë dhe amerikanë dhe se kërkohet pëlqimi i të dyja palëve, njoftoi agjencia Ballkanueb.

I njëjti burim thekson se Ukraina ka thënë se dëshiron qasje të menjëhershme në vendin e shpërthimit në Poloni, duke shtuar se është e gatshme t'u sigurojë partnerëve të saj prova të "gjurmëve të gishtave ruse".

"Procedurat drejtohen nga ekspertë polakë dhe amerikanë dhe nëse dikush lejohet të marrë pjesë në këto procedura, do të kërkohet pëlqimi i të dyja palëve. Pra, Polonia dhe SHBA-ja do të duhet të bien dakord nëse Ukraina do të përfshihet në hetim, tha Duda në konferencën e përbashkët për shtyp në Tiranë, me kolegun e tij Bajram Begaj.

Ai foli edhe për agresionin rus ndaj Ukrainës, duke shtuar se mbështet Shqipërinë dhe politikën e saj të qartë kundër këtij agresioni.

"Dua të falënderoj Shqipërinë për politikën e qartë kundër agresionit rus në Ukrainë. Agresioni është kundër pavarësisë së një kombi, është një agresion i pakuptimtë që shkatërron të gjitha parimet ndërkombëtare. Ky agresion duhet të përfundojë vetëm në një mënyrë, me tërheqjen e forcave ruse nga territori i okupuar ukrainas bazuar në rregullat ndërkombëtare që përcaktojnë kufijtë e një shteti", beson ai.

Sipas tij, Polonia priti miliona fqinjë që “ikën nga bombat ruse, sepse ne këtë e konsiderojmë detyrën tonë si njerëz, si fqinj, si një komb vëllazëror të ndihmojmë kur është e nevojshme dhe ne thjesht e bëjmë këtë”. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR