• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në luftën për pushtet dominojnë narrativet për armiq dhe ndarjet

Në luftën për pushtet dominojnë narrativet për armiq dhe ndarjet

Shkup, 24 shkurt 2024 (MIA) - Në vend të frymëzimit, ndarjet dhe "botë bardh e zi". Në vend të fjalëve inkurajuese, akuza të ndërsjella, në vend të lavdërimeve për një punë të bërë mirë, kritikat shumë shpesh pa bazë dhe shtrembërim të fakteve... Ne kemi jetuar në këtë realitet për një kohë të gjatë. Qytetarët janë të zhgënjyer dhe narrativat e dëmshme të përhapura përmes mediave dhe rrjeteve sociale vazhdojnë të intensifikohen në muajt që çojnë në zgjedhje të dyfishta dhe kthesat e mundshme në shtet. Partitë politike në përpjekje për të arritur sa më shumë vota po përdorin të gjitha veglat dhe kanalet. Shumica i “durojnë” kumtesat partiake që publikohen ndonjëherë edhe nga dhjetë herë në ditë, të cilat shpesh përmbajnë akuza të zhveshura të pambështetura nga faktet me fjalor fyes ndaj kundërshtarit politik.

“LSDM: Në vend të zgjidhjes, DPMNE bllokon lëshimin e pasaportave nga Pallati i Bardhë, duke pretenduar për muaj të tërë se do të zgjidhnin problemin e dokumenteve personale. Kur DPMNE hyri në Qeverinë teknike, ministri i tyre bëri kaos të mëtejshëm, u përpoq të krijojë panik midis qytetarëve duke paralajmëruar dënime dhe duke komplikuar procesin e lëshimit të pasaportave."

"VMRO-DPMNE: LSD janë nervozë sepse shohin se ligji do të zbatohet për të gjithë - VMRO-DPMNE nuk do të mbulojë dhe zvarrisë rastet siç bëri LSD. Ne e kuptojmë nevojën e LSD në çdo mënyrë të mundshme për të defokusuar publikun nga krimet e saj dhe paaftësinë e MPB-LSD, e cila la 600 mijë shtetas në “paraburgim shtetëror”.”

Ky është vetëm një shembull i përleshjeve të përditshme midis partive politike, por narrativat e dëmshme nuk mbeten prapa as në fjalimet e deputetëve dhe në statuset e rrjeteve sociale.

"I panderuar, dezertues i Presidentit dhe kolegë të panderuar deputetë, sot po përgatitet “mastermajndi” i kontrabandistit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Patriotët me bateri të DPMNE-së, kuislingët e LSD-së dhe secionistët e BDI-së ia vendosën litarin demokracisë parlamentare përmes pikës 1 në Propozim-rregulloren plotësuese të punës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Këta tre udhëheqës politikë që thithin gjakun e popullit maqedonas duan që të mos ketë opozitë në të ardhmen", është pjesë e fjalimit që Dimitar Apasiev, deputet dhe kryetar i së Majtës, e mbajti në seancën për amendamentet për Rregulloren e punës.

Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare janë planifikuar për 24 prill dhe 8 maj. Partitë dhe kandidatët potencialë tashmë po bëjnë fushatë edhe pse ajo fillon madje në prill. Numri i fjalëve negative, denigrimeve, shtrembërimeve të fakteve, dezinformatave... në përgjithësi narrativat e dëmshme rriten ashtu siç është pritur.

Profesoresha Eleonora Serafimovska nga Instituti për hulumtime sociologjike-politike juridike, e cila po punon në një hulumtim SHTET-NA me Institutin për studime të komunikimit, në deklaratë për MIA-n, thekson se pret që narrativat e dëmshme të intensifikohen dhe të mbizotërojnë si më parë duke minuar padrejtësisht besimin në institucione, informacionet e përzgjedhura njëanshëm, sulmet Ad hominem, në vend të sulmeve ndaj argumentimit të kundërshtarëve politikë, demonizimin e kundërshtarëve politikë, përhapjen e populizmit, përhapjen e frikës dhe panikut.

"Sikurse deri tani, pres një fushatë zgjedhore në të cilën politikat e jashtme njollosen, dhe flitet pak për vizionet, programet personale dhe mënyrën e realizimit të tyre. Unë pres që

narrativat të vazhdojnë, dëmi i të cilave është se ato inkurajojnë ndarjet midis nesh dhe jush, ne të mirë dhe të ndershëm në krahasim me ju të këqij dhe të pandershëm dhe të korruptuar, ne që jemi me popullin dhe ju që nuk e doni popullin e vet, ne që jemi përparimtarë dhe pro-evropianë në krahasim me ju që pengoni rrugën e ndritur të Maqedonisë në BE", shprehet psikologu dhe komunikologu Serafimovska.

Ajo konsideron se subjektet politike do të vazhdojnë të frekuentojnë mediat sociale në mënyrë të shpeshtë, por, sikurse deri tani, jo për të komunikuar në mënyrë të mirëfilltë, të drejtpërdrejt, direkte dhe të hapur me publikun, por që thjeshtl të shprehin idetë dhe qëndrimet e tyre.

Pres, thotë ajo, përdorimin e fjalëve të ngarkuara emocionalisht që do të përforconin ndjenja të caktuara negative, politikanët të vazhdojnë të shpërfillin parimet dhe standardet e diskursit publik, debatit të hapur dhe vlerave demokratike.

“Duket se do të kalojë shumë kohë para se ndërgjegjësimi për pasojat e tmerrshme të narrativave të dëmshme politike të jetë një tendencë vetë-rregulluese në komunikimin politik”, konsideron profesoresha.

Kolegu i saj nga Instituti për hulumtime sociologjike-politike dhe juridike Jovan Bliznakovski gjithashtu nuk pret ndryshime të rëndësishme nga ato që kemi parë në të kaluarën.

"Narrativet e dëmshme do të përfaqësohen në fushatën zgjedhore, dhe e njëjta gjë vlen edhe për mobilizimin e qytetarëve përmes premtimeve klienteliste të punësimit, avantazheve dhe përfitimeve të tjera materiale. Në fushën e narrativave, do të kemi përleshje në linjën “pro dhe kundër BE-së”, “patriotë përballë tradhtarë”, sulme të ndërsjella se kush është më i korruptuar dhe/ose i paaftë për të drejtuar shtetin, etj. Pres më shumë nga e njëjta që kemi parë vitet e fundit, si brenda dhe midis blloqeve etnike", shprehet politikologu Bliznakovski në deklaratë për MIA-n.

Antagonizmi i krijuar midis qytetarëve nga këto narrative të dëmshme, sipas profesoreshës dhe psikologes Ana Çuçkova nga Universiteti Sllav, krijon terren çorientimi për shkak të skepticizmit dhe mosbesimit të krijuar tashmë tek kushdo dhe asgjë.

"Për shkak se ky bipolaritet zgjat për disa dekada, ndarja në grupe dhe nëngrupe më të vogla do të jetë gjithnjë e më e theksuar. Ka shumë të ngjarë që veprimi të jetë më i përqendruar në nivel komunal. E pjesëmarrja në zgjedhje do të jetë shumë më e ulët", theksoi Çuçkova për MIA-n.

Politikanët dhe partitë do të punojnë për përdorimin transparent dhe etik të platformave të komunikimit

Hulumtimi SHTET-NA i kryer nga Instituti për studime të komunikimit në bashkëpunim me studiues dhe ekspertë në fushën e medias dhe komunikimit, gazetarë dhe profesionistë të medias matin narrativat e dëmshme politike. Këto janë rrëfime që kanë pasoja negative për shoqërinë, demokracinë dhe mirëqenien e individëve. Ato u referohen historive, ideve ose mesazheve të promovuara nga subjektet politike që nuk kanë qëllim të dobishëm për informimin e publikut ose promovimin e aktivizmit qytetar, por përkundrazi shërbejnë për ta manipuluar atë, gjë që i bën ata faktorët kryesorë për minimin e vlerave demokratike dhe humane në përgjithësi.

Hulumtimi është longitudinal dhe mbulon periudhën kohore nga 1 shtatori i vitit 2023 deri më 31 korrik të vitit 2024. Aktorët politikë në vend monitorohen duke monitoruar dhe analizuar faqet zyrtare të internetit dhe profilet zyrtare në Facebook të partive politike nga përbërja aktuale parlamentare që kanë më shumë se një deputet - gjithsej 10, si dhe profilet zyrtare në Facebook të kryetarëve të partive politike - gjithsej 10, si dhe të ministrave (anëtarë të Qeverisë - gjithsej 20) nga përbërja aktuale e Qeverisë.

Profesoresha Serafimovska thotë se qëllimi kryesor i këtij monitorimi është të hetojë nëse dhe si aktorët politikë në Maqedoni krijojnë, përdorin dhe ndajnë narrativa të dëmshme.

Monitorimi i dytë, siç shpjegon ajo, është i stacioneve televizive (monitorimi i lajmeve qendrore, kryesore) dhe mediave informative online, çdo katër ditë. Monitorohen gjithsej 11 media informative në internet dhe nëntë stacione televizive, dhe qëllimi kryesor i këtij monitorimi është të hetojë rolin e mediave në raportimin e këtyre narrativave të dëmshme, respektivisht nëse mediat zbatojnë standarde profesionale dhe etike të gazetarisë.

"Analiza e përmbajtjes së faqeve të internetit dhe profileve në Fejsbuk të partive dhe politikanëve tregon se ata përdorin faqet e tyre (zyrtare), por edhe profilet në Fejsbuk kur transmetojnë qëndrimet dhe idetë e tyre. Kur subjekti politik përdor të dy kanalet e komunikimit, atëherë përmbajtja që ndan përmes njërit kanal dhe tjetrit është kryesisht e njëjtë. Sigurisht, jo çdo subjekt politik ka të njëjtën dinamikë të publikimit të këtyre dy kanaleve, dhe secili ka specifikat e veta se si e transmeton përmbajtjen e njërit kanal dhe tjetrit", shprehet profesoresha Serafimovska.

Социјалните мрежи станаа расадник на екстремизмот кој се користи за поткопување на демократијата, заклучи експертска група во Давос и повика на реформи што ќе ја вратат довербата во власта и

Si ilustrim i kësaj dinamike, sipas hulumtimit, në publikimin e këtyre dy kanaleve në dhjetor, faqet e internetit të partive politike të synuara dhe faqet në Fejsbuk të subjekteve politike të synuara u monitoruan për 18 ditë (çdo ditë të tretë dhe të katërt të muajit). Me këtë rast, vetëm tre parti politike përdorin faqen e tyre të internetit për të përhapur narrativa të dëmshme: VMRO-DPMNE, LSDM dhe E Majta. Profili në Fejsbuk përdoret nga një duzinë politikanësh, ushtrues të funksioneve dhe parti nga pothuajse të gjitha partitë politike. LSDM përdor si mediat ashtu edhe faqet e internetit dhe profilet në Fejsbuk në mënyrë të barabartë. E Majta, nga ana tjetër, më shpesh përdor profilin në Fejsbuk për të tregtuar postime me profile të dëmshme.

Profesoresha Serafimovska thekson se këtu, nuk duket aq e rëndësishme se cilat media politikanët preferojnë të përcjellin pikëpamjet dhe idetë e tyre, por si e bëjnë këtë, veçanërisht kur përcjellin narrative të dëmshme.

"Zakonisht, vite më parë, e edhe hulumtimi aktual ka treguar se, subjektet politike përdorin mediat/platformat sociale për të shkëmbyer përmbajtje që shërben vetëm për të promovuar aktivitetet e tyre, dhe jo për komunikim të drejtpërdrejtë të dyanshëm me qytetarët. Ndarja bëhet nga menaxherë të shkathtë të marrëdhënieve me publikun, gjë që humbet mundësinë për komunikim dhe ndërveprim të drejtpërdrejtë dhe direkt. thjesht, subjektet politike shumë shpesh përdorin mediat sociale për të shprehur qëndrimet, idetë e tyre, por nuk shfrytëzojnë potencialin e mediave sociale për debat politik konstruktiv, duke humbur kështu dialogun e mirëfilltë në publik. Në rrjetet sociale të subjekteve politike, përveç promovimit të qëndrimeve dhe ideve të tyre, shpesh ka një denigrim të pajustifikuar të kundërshtarëve politikë, i cili në fakt drejton komunikimin vetëm për mbështetësit e tyre, dhe jo për publikun e gjerë", potencon prof. Serafimovska.

E gjithë kjo, shprehet ajo, nënvizon nevojën për të rritur vetëdijen për përdorimin transparent dhe etik të këtyre platformave nga politikanët/subjektet politike.

Bliznakovski nga IHSPJ shprehet se narrativat e dëmshme në politikë kanë qenë të pranishme në shoqërinë tonë që nga fillimi i shumëpartiakizmit. Ai kujton se grindjet e ndërsjella të politikanëve për arsye personale kanë qenë të pranishme për dekada dhe tashmë janë dekor i zakonshëm në konkurrencën politike, por edhe narrativa etno-centrike që ngrenë një bashkësi etnike dhe diskriminojnë një tjetër.

"Unë i ndaj këto dy si lloje të narrativave që janë më karakteristike për kontekstin tonë, përveç narrativave që i referohen përfshirjes së bashkësisë ndërkombëtare në proceset e brendshme që ndonjëherë mund të karakterizohen edhe si "të dëmshme", sigurisht në varësi të mesazhit", shprehet Bliznakovski.

Me shfaqjen dhe zhvillimin e rrjeteve sociale, këto dhe narrativa të tjera të ngjashme të dëmshme shumëfishohen dhe ndoshta për momentin, vlerëson docenti, kemi situatë në të cilën ato janë në një “kulm” të prevalencës.

"Për momentin, për shkak të kontekstit specifik historik, narrativa të ndryshme të dëmshme “mbështeten” nga të ashtuquajturat “lajme të rreme”, duke krijuar një tablo midis njerëzve të zakonshëm për justifikimin e një narrative të veçantë për shkak të një situate faktike në dukje. Më duket se për momentin vërtet po përjetojmë një “bum” në përhapjen dhe efektin e tyre në shoqëri, megjithëse duhet të jemi të vetëdijshëm se kjo dukuri nuk është aspak e re për demokracinë tonë", shprehet Bliznakovski.

Krijimi dhe forcimi i ideve për 'armiqtë' dhe ndjenjat e pabarazisë dhe mospërputhjes

Shoqërisë maqedonase i mungon kohezioni, polarizimi shoqëror është i madh, dhe me paraqitjet e politikanëve që përdorin narrativa të dëmshme, ai thellohet edhe më shumë, veçanërisht tani para zgjedhjeve.

Bliznakovski thekson se narrativat e dëmshme shpesh kanë funksionin e rritjes së këtij polarizimi dhe zvogëlimit të mundësive për kohezion shoqëror. Ai thotë se narrativat e dëmshme krijojnë dhe forcojnë idetë e “armiqve” dhe si të tilla veprojnë shprehimisht negativisht ndaj mundësive të bashkëpunimit midis grupeve dhe individëve të ndryshëm.

Shikuar më ngushtë, në aspektin e zhvillimit demokratik, narrativat e dëmshme përdoren edhe si metodë e mobilizimit politik të qytetarëve, duke përfshirë edhe gjatë votimit. Në shumë shoqëri anembanë botës, partitë politike, shprehet Bliznakovski, po kalojnë në metoda të mobilizimit të bazuar në sulme eksplicite ndaj kundërshtarëve politikë në një situatë ku nuk kanë ndërtuar reputacion për besueshmëri në drejtim të përmbushjes së programeve politike.

"E tillë është edhe situata në vendin tonë - partitë përgatisin programe, por pas marrjes së pushtetit nuk i plotësojnë në mënyrë të vazhdueshme nuk i përmbushin ato - qytetarët janë të vetëdijshëm për këtë situatë dhe nuk i shohin programet partiake si argument serioz për votim. Për të anashkaluar këtë problem, partitë i qasen taktikave të tjera të mobilizimit që janë të mangëta në mënyrë demokratike, siç është “blerja e votave” ose në lidhje me temën tonë aktuale - përpjekjet për të nxirë kundërshtarin përmes një narrative të dëmshme. Në këtë kuptim, narrativat e dëmshme dëmtojnë drejtpërdrejt modelin ideal të demokracisë, i cili sipas përkufizimit bazohet në votim në bazë të një oferte programore dhe në llogaridhënie në përputhje me ofertën programore", bën të ditur Bliznakovski.

Në këtë mënyrë, konstaton ai, narrativat e dëmshme ndihmojnë në ruajtjen e deficitit në drejtim të zbatimit të parimeve demokratike.

Politikanë e papërgatitur në aspektin etik, komunikim pa kontakt me qytetarët, influencerizëm

Përgatitja etike në komunikimin midis politikanëve është e pakënaqshme, dhe dëshira për të pasur sukses në konkurrencën politike duket të jetë më e madhe se parimet etike. Qytetarët ndihen të pafuqishëm, kanë përshtypjen se nuk mund të ndikojnë në proceset që zhvillohen në vend, sikur të jenë pjesë e një realiti shou, dhe ata që vendosin fatet e tyre - politikanët, nga ana tjetër, e vendosin veten në rolin e influencerëve.

Në betejën politike, narrativat e dëmshme përdoren si një nga armët e fitores, dhe partive më së shpeshti u mungojnë filtrat, me dashje ose pa dashje, për të parandaluar që ky lloj narrativi të arrijë tek publiku.

Bliznakovski thotë se partitë tona politike, veçanërisht ato më të mëdha dhe jetëgjata, kanë histori të "lojës" ose "anashkalimit" të rregullave kur vetë-rregullohen. Ai thotë se duhen filtra profesionalë, por ka skepticizëm se vetë palët janë të afta ta implementojnë atë siç duhet.

Nuk ka dijeni se ndonjë palë ka zbatuar një mekanizëm të tillë, por ndoshta, siç na tha ai, nuk është i informuar mirë. Ai konsideron se atmosfera e përgjithshme në politikën tonë është “luftarake”, përdoret fjalë ofenduese, çorientohet personaliteti i kundërshtarëve, bëhen dallime të qarta midis “ne” dhe “ata”, qytetarët mobilizohen në bazë të një fushate “negative”.

"Mund të shohim qartë se komunikimi është i ndjeshëm ndaj narrativave të dëmshme: kjo është e zakonshme për të dy llojet e komunikimit që përmendni. Edhe kur politikanët u drejtohen qytetarëve - shpesh ata mund të ndajnë një grup qytetarësh që do të "cilësohen" si "të pafavorshëm", duke përdorur terma të tillë si "tradhtarë", "mercenarë të huaj", "rusofilë", thotë ai kur i kërkohet të japë një vlerësim të përgjithshëm të komunikimit politik midis politikanëve, por edhe politikanëve ndaj qytetarëve.

Bliznakovski konsideron se vetëm trajnimet në të folurin etik, prej të cilave nuk ka dëm, nuk janë zgjidhja përfundimtare për një retorikë të tillë. Ai beson se një pjesë e caktuar e politikanëve nuk janë të vetëdijshëm për pasojat e narrativave të dëmshme dhe gjuhës së urrejtjes dhe nuk mund t'i njohin ato si të tilla, por ai gjithashtu beson se një pjesë e caktuar është e gatshme të zbatojë një diskurs që do të ishte i lirë nga narrativat e dëmshme. Ata, shton ai, janë grupet e synuara ku trajnimet do të ishin të dobishme.

"Megjithatë, kemi edhe një pjesë tjetër të politikanëve (ku është vërtet e vështirë të gjykohet se cili nga grupet e përmendura është dominues) të cilët me vetëdije përdorin narrativa të dëmshme në paraqitjet e tyre. Në vendin tonë, pasojat e përshkruara dhe zbatimi i tyre në praktikë është një çështje krejtësisht e ndryshme dhe besoj se ata që përdorin narrativa të dëmshme në sferën publike llogarisin në mosndëshkimin. Në këtë rast, është vërtet e vështirë të pritet që trajnimet do të ndihmojnë", shprehet Bliznakovski.

Narrativat e dëmshme janë gjithashtu të pranishme në shtetet anëtare të BE-së, madje edhe në ato më të zhvilluara, por filtri publik është veçanërisht i rëndësishëm atje. Atje, siç thotë Bliznakovski, gjuha e urrejtjes nuk do të kalojë në mënyrë të barabartë në shumicën e demokracive të vjetra evropiane dhe në vendet post-komuniste si Maqedonia.

"Thjesht, reagon publiku dhe ky është korrigjimi më i mirë për politikanët që duan të përdorin narrativa të dëmshme. Masa kritike kundër narrativave të dëmshme kontribuon në rregullimin më të mirë, si dhe në zbatimin e rregullores kundër tyre", shprehet Bliznakovski.

Trajnimet për sjelljen publike dhe ndryshimin e qasjes ndaj qytetarëve rekomandohen nga psikologia Çuçkova. Sipas profesoreshës, shumë nga gjërat që çojnë në ndikime të dëmshme në publik bëhen në mënyrë të pavetëdijshme nga politikanët dhe se komunikimi joverbal, të cilin ajo e vëzhgon si psikologe, shumë shpesh tregon se ato e poshtërojnë popullin.

"Këtë e bajnë në mënyrë të pavetëdijshme, meqë edhe ata vetl janë antagonizma. Mënyra e tyre e të menduarit është që në mënyrë që ata të jenë të parët, tjetri duhet të nxihet, etiketat duhet të vendosen në të, duhet të njolloset, duhet të mohohet, duhet të jetë i pavlefshëm. Do të jetë një trajnim, do të jetë një vetëdijësim i madh, ja për mua ka shpresë, por nëse bëhemi gjithnjë e më të vetëdijshëm", shprehet Çuçkova.

Lidhur me atë nëse politikanët janë bërë influencerë, Serafimovska shprehet se nëse ndikuesit janë njerëz që kanë ndikim në njerëzit e tjerë, në qëndrimet, vlerat, sjelljet e tyre dhe në këtë epokë digjitale në të cilën jetojmë ata e bëjnë këtë, para së gjithash, me ndihmën e platformave sociale, atëherë politikanët dëshirojnë dhe përpiqen vazhdimisht të jenë influencerë.

"Se a janë me të vërtetë, deri në çfarë mase janë, cilat prej tyre janë dhe cilat nuk janë, dhe pse nuk janë", do të varet nga shumë gjëra. Politikanët që përdorin në mënyrë efektive mediat sociale dhe komunikimin digjital për të komunikuar mesazhet me publikun mund të shihen si influencer. Në fakt, rritja e mediave sociale ka mjegulluar kufijtë midis figurave tradicionale politike dhe influencerëve, pasi politikanët tani kanë mundësinë të angazhohen drejtpërdrejt në komunikim me ndjekësit e tyre, të ndajnë përmbajtje dhe të ndikojnë në opinionin publik në mënyra që nuk ishin të mundshme më parë. Dhe kjo mund të ndodhë në çdo moment, në varësi të strategjisë dhe qasjes së komunikimit të secilit politikan individual", shprehet Serafimovska.

Profesoresha shprehet se ajo nuk mund të thoshte me saktësi nëse politikanët kanë vetëdije për atë që është private dhe çfarë është hapësira publike, por nga analiza sipas standardeve që do të ndiqen në komunikimin politik, sondazhi STHET-NA përcaktoi disa parime dhe monitoroi se sa subjektet politike i respektojnë ato.

Këto janë parimet e transparencës, profesionalizmit dhe paanshmërisë në komunikim, parimi i komunikimit të bazuar në prova, parimi i komunikimit etik dhe parimi i mospërhapjes së gjuhës së urrejtjes, gjuhës diskriminuese.

"Të dhënat treguan se subjektet politike shkelin të gjitha parimet pa përjashtim. Ja shembuj: kur politikanët në mënyrë të paarsyeshme (pa prova) minojnë besimin në institucionet publike dhe kur zgjedhin në mënyrë të njëanshme informacionin, dhe shpesh e bëjnë këtë, ata nuk respektojnë parimin e transparencës, parimin e profesionalizmit dhe paanshmërisë në komunikim dhe parimin e komunikimit të bazuar në prova, kur në rrëfimet e tyre bëjnë sulme mbi baza personale, ose madje demonizojnë, kur përdorin gjuhën e urrejtjes, dhe të gjitha këto shpesh bëjnë sipas analizës, atëherë subjektet politike nuk respektojnë parimin e komunikimit etik dhe parimin e mospërhapjes së gjuhës së urrejtjes, gjuhës diskriminuese. Kur politikanët me narrativet e tyre përpiqen të përhapin panik, frikë dhe pasiguri , ata shkelin parimin e komunikimit etik dhe parimin e profesionalizmit", shprehet profesoresha.

Mbetet dilema, siç vërejnë bashkëbiseduesit tanë, nëse politikanët nuk janë të vetëdijshëm dhe nuk i njohin standardet për komunikim politik publik, prandaj ata gabojnë, ose janë të vetëdijshëm dhe i njohin standardet dhe parimet, por me qëllim dhe me paramendim nuk i respektojnë ato. Të dyja janë njësoj të papranueshme, por nuk ka dilemë se në përgjithësi aktorët politikë nuk u përmbahen parimeve dhe standardeve të komunikimit politik.

Ana Cvetkovska

Elizabeta Veljanovska Najdeska

foto: MIA/arkivi i MIA-s

Video dhe montazhi: Asllan Vishko

Ky tekst është përpiluar në bashkëpunim me Institutin për studime të komunikimit në kuadër të projektit “Përdor fakte”, i cili mbështetet nga Ambasada Britanike në Shkup.

vazhdon

 

QËNDRONI TË LIDHUR