• e shtunë, 23 nëntor 2024

Në luftën në Gazë për një vit të paktën 42.065 viktima, 55 në 24 orët e fundit

Në luftën në Gazë për një vit të paktën 42.065 viktima, 55 në 24 orët e fundit

Gazë, 10 tetor 2024 (MIA) - Në ofensivën ushtarake izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori u vranë të paktën 42.065 palestinezë, ndërsa 97.886 u plagosën, kumtoi Ministria e Shëndetësisë në enklavën palestineze.

Të paktën 55 palestinezë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, thuhet në kumtesën e Ministrisë e cila është nën kontrollin e lëvizjes islamike palestineze Hamas.

Izraeli filloi operacionin e tij ushtarak në Rripin e Gazës pasi që militantët e Hamasit kryen një sulm ndaj shtetit hebrej më 7 tetor të vitit të kaluar. Në sulm, qindra izraelitë u vranë, ndërsa shumë persona u morën si pengje dhe u dërguan në Gazë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR