• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Londër sot filloi gjykimi i Greta Tunbergut

Në Londër sot filloi gjykimi i Greta Tunbergut

Londër, 1 shkurt 2024 (MIA) - Aktivistja suedeze e klimës, Greta Tunberg, sot do të dalë para gjykatës në Londër nën akuzë për prishjen e rendit dhe qetësisë publike, për shkak të protestës para godinës ku u mbajt konferenca e vitit të kaluar për naftë dhe gaz.

Mediat britanike raportojnë se Tunbergu, së bashku me katër persona të tjerë, u arrestuan në tetor para një hoteli në Londër, ku në forumin energjetik morën pjesë lider të kësaj industrie.

Të pesë të akuzuarot janë deklaruar të pafajshëm, ndërsa gjykimi i tyre, i cili pritet të zgjasë të paktën dy ditë, do të drejtohet nga një gjyqtar pa porotë.

Nëse shpallen fajtorë, ata përballen me një gjobë maksimale prej 2.500 funta.

Aktivistë të tjerë të klimës, përfshirë edhe grupin Grinpis, kanë njoftuar se do të protestojnë para gjykatës në shenjë solidariteti me të akuzuarit. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR