• e enjte, 18 korrik 2024

Në Listën e Blumbergut të milionërëve prinë Arno, i dyti është Mask, Bezos i treti

Në Listën e Blumbergut të milionërëve prinë Arno, i dyti është Mask, Bezos i treti

Londër, 1 shkurt 2023 (MIA) - Në listën më të re të miliarderëve të Blumberg të publikiuar sot, situata mes pesë njerëzve më të pasur nuk ka ndryshuar - i pari edhe më tej është francezi, Bernar Arno, pronar i shumë brendeve të njohura, mes të cilëve edhe Lui Viton edhe pasuria e tij vlerësohet në 191 miliardë dollarë.

I dyti është pronari i Tuiter dhe Tesla, Elon Mask me 164 miliardë dollarë. I treti është amerikani Xhef Bezos me 126 miliardë dollarë, më i njohur për zotërimin e Amazon dhe Uashington Post, i ndjekur nga themeluesi i Majkrosoft, Bill Gejts me 112 miliardë dollarë dhe i pesti është Uaren Bafet, manjati amerikan i biznesit, me 109 miliardë dollarë.

Të gjithë ata panë një rritje të pasurisë në krahasim me pjesën e mëparshme dhe më së shumti fitoi Mask, i cili është katër miliardë dollarë më i pasur që nga fillimi i vitit 2023. Themeluesi i Fejsbukut, Mark Zakerberg ka 55 miliardë dhe është në vendin e 21-të me 55 miliardë dollarë.

Pavarësisht sanksioneve, lista përfshin miliarderët rusë, pasuria e të cilëve krahasuar me 1 janarin është rritur për 16.1 miliardë dollarë dhe rusi më i pasur është Vladimir Potanin, pasuria e të cilit llogaritet në 30 miliardë dollarë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR