• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në lindje të Sirisë janë vrarë së paku 26 ushtarë, Shteti islamik e mori përgjegjësinë për sulmin

Në lindje të Sirisë janë vrarë së paku 26 ushtarë, Shteti islamik e mori përgjegjësinë për sulmin

Damask, 12 gusht 2023 (MIA) - Grupi xhihadist Shteti islamik (SHI) e mori përgjegjësinë për sulmin ndaj ushtarëve sirianë në të cilin jetën e humbën së paku 26 persona, që është sulmi i tretë dhe më i përgjakshëm prej fillimit të gushtit në rajonin e shkretëtirës në lindje të Sirisë.

SHI kohë më parë i prëforcoi sulmet në Siri, posaçërisht nga rajonet e shkretëtirës, ku luftëtarët e saj u tërhoqën pasi që humbën një pjesë të madhe të territorit që e kontrollonin në atë vend në viotin 2019. Prej atëherë, katër prijës të tij janë vrarë.

"Luftëtarët e SHI-së të enjten sulmuan një autobus të armatës siriane me ushtarë në pjesën lindore të provincës Deir Ezor, duke shtënë drejt tyre me armë të lehta dhe të mesme", kumtoi organizata joqeveritare siriane Qendra për monitorim të të drejtave njerëzore (SOHR).

Sipas organizatës, me seli në Britani të Madhe dhe me rrjet të gjerë të burimeve në Siri, "së paku 26 ushtarë e humbën jetën, ndërsa 11 janë plagosur". Raporti i kaluar përndi së paku 23 të vdekur.

SHI e mori përgjegjësinë për sulmin, duke kumtuar se ka vendosur pritë në "dy autobusë ushtarak" që i sulmuan me "armë të rënda dhe raketa", ceket në kumtsën e Amak, organ për komunikim publik të grupit xhihadist.

Ky është sulmi i tretë i madh i SHI-së në bazë të armatës siriane prej fillimit të gushtit dhe më i përgjakshmi, deklaroi drejtori i Qendrës, Rami Abdel Rahman.

"SHI kohë më parë i përforcoi sulmet  (...) në porosi me qëllim të kumtojë se grupi është ende i pranishëm dhe aktiv edhe përkundër vdekjes së liderëve të saj", deklaroi Abdel Rahman, transmetuan mediumet franceze.

Humbja e SHI-së në Siri u shpall në vitin 2019 - dhe në Irak në vitin 2017 - por koalicioni mbeti në vend në mënyrë që të luftojë kundër qelizave xhihadiste të cialt ende punojnë atje. Prej 2022, gjysmë milioni njerëz e humbën jetën në konfliktin në Siri, infrastruktura është shkatërruar, ndërsa një milion njerëz janë zhvendosur. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR