• e martë, 24 dhjetor 2024

Në Liban valë e re e shpërthimeve përmes radio stacioneve të dorës, janë plagosur më shumë se njëqind persona

Në Liban valë e re e shpërthimeve përmes radio stacioneve të dorës, janë plagosur më shumë se njëqind persona

Bejrit, 18 shtator 2024 (MIA) - Një ditë pasi që mijëra anëtarë të Hezbollahut janë plagosur, ndërsa disa janë vrarë, në Liban janë paraqitur disa shpërthime përmes radio stacioneve të dorës, në të cilat janë plagosur më shumë se njëqind persona.

Mediat libaneze kanë publikuar valë të re të shpërthimeve në mbarë vendin sot në mesditë, publikoi Jerusalim post.

Raportet e para për shpërthime të pajisjeve rrjetore kanë ardhur nga Bejruti, lugina Beka dhe Libani jugotr.

Nëse raportet janë të vërteta, kjo do të jetë dita e dytë e sabotimit potencial dhe shpërthimeve në Liban, pasi që rreth 3.000 kryesisht anëtarë të Hezbollahut janë plagosur të martën nga shppërthime të penjxherëve.

Sipas raporteve, shpërthimet kanë ndodhur paralelisht me varrimin e katër anëtarëve të Hezbollahut në Liban. Varrimi është transmetuar drejtpëdrejtë në platformën X, por është ndërprerë papritur.

Sipas raporteve të pakonfirmuara, Hezbollah këshilloi operativët e tij që të distancoheshin nga pajisjet e komunikimit.

Mediat britanike, nga ana tjetër, citojnë një zyrtar të lartë të Hezbollahut, Hashem Safiedin, i cili thotë se grupi terrorist ka hyrë në një “fazë të re” dhe se “me siguri do të vijë dënimi”.

Sipas një burimi sigurie, radiot e dorës të përdorura në shpërthime janë blerë pesë muaj më parë në të njëjtën kohë me pejxherët. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR