• e shtunë, 23 nëntor 2024

Në KS të KB-së po përgatitet rezolutë e re për ndërprerje urgjente të zjarrit në Rripin e Gazës

Në KS të KB-së po përgatitet rezolutë e re për ndërprerje urgjente të zjarrit në Rripin e Gazës

Nju-Jork/Tel Aviv, 18 dhjetor 2023 (MIA) - Në draftin e rezolutës së re për konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit, për të cilin sot duhet të votohet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS i KB-së), bëhet thirrje për "ndërprerje urgjente dhe të qëndrueshme të armiqësive që do të mundësonte qasje të sigurt dhe të papengueshme drejt Rripit të Gazës dhe urgjentisht dhe pa kushte lirimi i të gjithë pengjeve", transmetojnë mediumet izraelite.

Si edhe në rezolutën e kaluar për kërkim të ndërprerjes së zjarrit, më 9 dhjetor, në të cilën para KS të KB-së veto vendosi SHBA-ja, projekt-teksti i ri në mënyrë eksplicite nuk e përmendë Hamasin, por në mënyrë të paqartë i dënon "të gjitha sulmet jodiskriminuese ndaj civilëve", thekson "Tajms of Izrael".

Teksti i draftit e konfirmon mbështetjen për "zgjidhjen për dy shtete" dhe e cekë rëndësinë e bashkimit të Rripit të Gazës me Bregun Perëndimor nën administrimin palestinez.

Drafti i rezolutës së re të Këshillit të Sigurimit u prezantua nga vendet arabe, ndërsa sipas burimeve anonime, të udhëzuara mirë në qarqet diplomatike, negociatat për tekstin e ri janë në rrjedhë.

Asamblea e Përgjithshme e KB-së javën e kaluar me shumicë të madhe miratoi rezolutë joobliguese me të cilën kërkohet ndërprerje urgjente e zjarrit në Gazë dhe urgjentisht, pa kushte lirimi i të gjitha pengjeve. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR