Në Kroaci nesër është Ditë zie
- Qeveria kroate ka vendosur që nesër të jetë Ditë zie për shkak të tragjedisë në shkollën fillore Preçko në Zagreb, pas çka mbeti i vrarë një fëmijë shtatëvjeçar.
- Post By Fami Bajrami
- 17:38, 20 dhjetor, 2024
Zagreb, 20 dhjetor 2024 (MIA) - Qeveria kroate ka vendosur që nesër të jetë Ditë zie për shkak të tragjedisë në shkollën fillore Preçko në Zagreb, pas çka mbeti i vrarë një fëmijë shtatëvjeçar.
Në Shkollën fillore Preçko në Zagreb sot një djalë 19-vjeçar ka sulmuar me thikë mësimdhënësen dhe disa nxënës. Nga plagët e marra ka ndërruar jetë një fëmijë, ndërsa të plagosurit e tjerë janë hospitalizuar.
Sulmuesi është arrestuar, ndërsa hetimet për incidentin janë në vijim. rq/
Foto: arkivi i MIA-s