• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në Kroaci heshtje parazgjedhore para zgjedhjeve parlamentare

Në Kroaci heshtje parazgjedhore para zgjedhjeve parlamentare

Zagreb, 16 prill 2024 (MIA) - Heshtja parazgjedhore ka hyrë në fuqi në Kroaci pas mesnate në prag të zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen të mërkurën më 17 prill, ndërsa do të zgjasë deri në mbylljen e qendrave të votimit në orën 19:00.

Në Kroaci do të jenë të hapura më shumë se 6.500 vendvotime për zgjedhjet e 11-ta parlamentare, ndërsa dita e parë e votimit është sot me 16 prill në përfaqësitë diplomatike-konsullore jashtë vendit, si njësi e veçantë zgjedhore.

Në lista ka gjithsej 2.302 kandidatë të cilët garojnë për 151 mandate në Saborin kroat të mërkurën, ku 17 prilli do të jetë ditë jo pune në Kroaci.

Deputetët në parlament prej 151 anëtarësh zgjidhen për një mandat katërvjeçar.

Prej 10 njësive zgjedhore zgjidhen 14 deputetë. Tetë deputetë hynë në Parlament si përfaqësues të pakicave në Kroaci, ndërsa tre vende janë të rezervuara për diasporën.

Shkelja e ndalesës për fushatën zgjedhore nuk sanksionohet, por Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka bërë thirrje për sjellje etike të pjesëmarrësve në zgjedhje dhe mediat.

Me heshtjen parazgjedhore përfundon zyrtarisht dita e 17-të e fushatës para votimeve parlamentare, të cilët presidenti Zoran Milanoviq i ka caktuar me 17 prill të mërkurën. Në Kroaci zgjedhjet parlamentare gjithmonë mbaheshin të dielave me përjashtim të vitit 2000 kur ato janë mbajtur me 3 janar, të hënën.

Jashtë vendit sot dhe nesër do të votojnë gjithsej 41 shtete. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR