• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Kretë kanë filluar stërvitjet për përballje me tërmetet e forta

Në Kretë kanë filluar stërvitjet për përballje me tërmetet e forta

Athinë, 22 prill 2024 (MIA) - Stërvitja më e madhe operative e kryer deri më tani në Greqi në përballjen e një tërmeti të fortë, në tre ditët e fundit do të mbahet në ishillin Kretë në organizim të Ministrisë së krizave klimatike dhe mbrojtjes civile, Organizata për planifikim dhe mbrojtje nga tërmetet dhe periferia e Kretës, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Sipas skenarit të stërvitjes, pas orës 10 të mëngjesit të sotëm është regjistruar një tërmet i fortë me magnitudë 6.4 ballë sipas shkallës së Rihterit, epiqendra është në zonën detare, 20 kilometra në veri të qytetit të Hanias, ndërsa nesër në mëngjes, 24 orë pas tërmetit të parë të fuqishëm do të ndodhë një i ri më i fortë, me magnitudë nga 7,2 ballë i cili ndihet fuqishëm në të gjithë ishullin dhe në rajonin më të gjerë dhe njëkohësisht shkakton një cunami në brigjet veriore të Kretës.

Stërvitja ka nisur herët në mëngjes me një mesazh për banorët e ishullit nga numri i urgjencës evropiane 112 me një paralajmërim për tërmetin e fuqishëm, ndërsa për të mos krijuar konfuzion dhe panik tek qytetarët në fillim të mesazhit shkruhej se ishte një stërvitje e Ministrisë së mbrojtjes civile.

Sot, në ditën e parë të stërvitjes mori pjesë edhe ministri i Krizës klimatike dhe mbrojtjes civile të Greqisë, Vasilis Kikinjas, ndërsa në të ardhmen, është planifikuar të zhvillohen dhe në pjesët e tjera të vendit. qa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR