• e mërkurë, 17 korrik 2024

Në Kosovë promovohet "Dritarja për investime të diasporës"

Në Kosovë promovohet

Prishtinë, 16 korrik 2024 (MIA) - Qeveria e Kosovës e promovoi sot "Dritaren për investime të diasporës", e cila paraqet program kreditor, prej së cilës mund të ketë dobi diaspora e Kosovës, e interesuar për investim në vend, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Ky fond, siç informoi kryeministri Albin Kurti në solemnitetin me rastin e promovimit të tij, pritet të arrijë vlerë deri 100 milionë euro, ndërsa garancia për kreditë investuese do të jetë deri tre milionë euro.

"Në shkurt të vitit 2021 premtuam sundim të drejtë dhe demokratik, politika të reja, të cilat do ta ndryshojnë imazhin. Dritarja investuese e lehtëson financimin e projekteve dhe u mundëson bizneseve të mërgimtarve të përhapen në Kosovë. Do të mund të garantohen kredi investuese deri tre milionë euro, ndërsa tërë dritarja pritet të arrijë deri 100 milionë euro. Kemi shumë raste kur bashkëkombasit tanë kthehen të investojnë në Kosovë, të punojnë këtu, pasi Kosova ofron kushte të mira", deklaroi Kurti, duke shtuar se mërgimtarët do të sjellin shkathtësi, mundësi dhe kulturë punuese nga vendet ku jetojnë në këtë moment. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR