• e diel, 06 tetor 2024

Në Kosovë arrestohet një serb i dyshuar për vrasjen e 16 civilëve në Istog në vitin 1999

Në Kosovë arrestohet një serb i dyshuar për vrasjen e 16 civilëve në Istog në vitin 1999

Prishtinë, 15 shtator 2023 (MIA) - Prokuroria Speciale e Kosovës sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, ka ngritur aktakuzë kundër ish pjesëtarit të Sigurimit shtetëror të Serbisë, i dyshuar për krime lufte ndaj popullatës civile në vitin 1998, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në kumtesën e Prokurorisë thuhet se janë siguruar dëshmi të mjaftueshme se personi E.K. ka marrë pjesë në vrasjen e 16 civilëve të kombësisë shqiptare në fshatin Saradran në komunën Istog, në vitin 1999.

"Kjo vepër është e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të  Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale. Hetimet kanë siguruar prova të mjaftueshme relevante juridike që dëshmojnë dyshimin e bazuar mirë se i pandehuri në bashkëkryerje me persona tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë dhe ka kontribuar në vrasjen e 16-të civilëve të kombësisë shqiptare, ngjarje kjo e cila ka ndodhur më 8 maj 1999, në fshatin Saradran të komunës së Istogut”, thuhet në kumtesë.

Me urdhër të gjykatësit në procedurë paraprake, i pandehuri gjendet nën masën e sigurisë – paraburgim, deri në një vendim të ri nga ana e gjykatës, njoftoi Prokuroria.

Personi i njëjtë, së bashku me dy pjesëtarë të ish sigurimit shtetëror serb në Kosovë, dyshohen se në vitin 1988 e kanë ndalur automobilin e mjekut në afërsi të aeroportit në Prishtinë, me ç'rast e kanë maltretuar dhe kanë kryer dhunë fizike ndaj tij, ndërsa nga ai moment nuk dihet asgjë për fatin e tij. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR