• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në Kosovë arrestohet "baroni i drogës" Gëzim Çela, i kërkuar nga autoritetet në Shqipëri dhe Itali

Në Kosovë arrestohet

Prishtinë, 9 dhjetor 2023 (MIA) - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se e ka arrestuar shtetasin shqiptar Gëzim Çelën, 55-vjeçar, i njohur si "baron droge" për të cilin është lëshuar urdhër-arrest nga organet kompetente në Shqipëri, pasi ishte dënuar me burgim nga ish Gjykata për  vepra të rëndsa penale në shtetin amë, si dhe nga autoritetet gjyqësore italiane, raportoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

 Policia sot informoi se Çela është arrestuar dje rreth orës 17:55 në fshatin Dardania afër Ferizajit, derisa ndodhej në banesën e një shtetasi nga Kosova me iniciale A.I. Shtetasi i Kosovës dyshohet se e ka mbajtur për një kohë të gjatë Çelën në banesën e tij.

Në kumtesë thuhet se në momentin e arrestimit, "baroni i drogës" shqiptar, përveç shtetasit të Kosovës, ka qenë i shoqëruar edhe nga dy vajza nga Shqipëria, të cilat ndodheshin në banesë me to. 

Gjatë bastisjes së banesës,  policia ka gjetur armë zjarri automatik AK-47 me 15 fishekë.

Sipas mediave në Shqipëri dhe Kosovë, Çela njihet për tregtinë e drogës që vinte nga Turqia përmes Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, drejt Kosovës dhe vendeve të Evropës Perëndimore. 

 Në vilën e tij në fshatin në Fushë Kuqe, në rrethinën e qytetit të Lezhës në veriperëndim të Shqipërisë,   vitin 2015 është gjetur  një sasi prej 18 kilogramë kokainë.

 Gjykata kompetente shqiptare i caktoi Çelës masën e sigurisë arrest me burg për vepra të kryera penale "Trafikim me narkotikë", kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të përbashkët kriminal dhe "Kryerje të krimeve nga organizata kriminale dhe grupi i përbashkët kriminal".

"Ai është dënuar me dënim me burg me 10 vjet e 8 muaj nha ish Gjykata shqiptare  për veprat e kryera penale 'Trafikimi i narkotikëve' dhe 'Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municione luftarake'. Gjithashtu, në vitin 2012  autoritetet gjyqësore italiane e kanë dënuar me 19 vjet, 9 muaj e 29 ditë burgim, për kryerjen e veprave penale "Organizim të migrimit ilegal” dhe "Organizatë kriminale për shfrytëzim prostitucioni", sipas Kodit Penal të Italisë".  

 

QËNDRONI TË LIDHUR