• e enjte, 03 tetor 2024

Në Kopenhagë vendoset javë pune prej katër ditëve

Në Kopenhagë vendoset javë pune prej katër ditëve

 Kopenhagë, 2 prill 2024 (MIA)  - Në Kopenhagë ka filluar eksperimenti me vendosjen e javës së punës prej katër ditëve, që do të zgjasë deri në fund të vitit, raportojnë mediat lokale.

Në eksperiment marrin pjesë të punësuar në 14 kompani, ndërsa periudha e provës, java katërditore e punës mund të vendoset përgjithmonë, raporton servisi publik danez DR. 

Jonas Amitsbol, menaxher në një nga kompanitë, thotë se pret që ndryshimi i orarit të punës të ketë një efekt pozitiv. 

"Të punësuarit do të kenë disa ditë të lira radhazi, që do të thotë se në kohën e lirë do të mund të mbushin bateritë për të qenë të freskët dhe gati për javën e re të punës", tha Amitsbol. 

Ai shtoi se një javë më e shkurtër pune do të thotë ditë më të gjata pune, që, thotë,   mund të jetë një sfidë. 

 "Duhet të bësh gjëra të vështira mendërisht në fillim të orarit të punës, ndërsa jeni ende të freskët, ndërsa më pas duhet të punosh pak më pak në fund të ditës", vëren Amitsbol, transmeton bankar.me.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR