• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Putin dhe presidenti kinez Si njoftuan vazhdimin e partneritetit strategjik deri në vitin 2030

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Putin dhe presidenti kinez Si njoftuan vazhdimin e partneritetit strategjik deri në vitin 2030

Putini, i cili në kushtet e pushtimit të Ukrainës ishte përafërsisht i izoluar në skenën ndërkombëtare, tha se të dy liderët nënshkruan marrëveshje të mëdha për zgjerimin e bashkëpunimit të tyre strategjik, si dhe për rritjen e furnizimeve ruse me energji për Kinën. 

Pas takimit, Putini i ka përshëndetur bisedimet si “të suksesshme dhe konstruktive“, derisa presidenti Si i përshkroi si “të hapuara dhe miqësore“.

Presidneti rus e promovoi aftësinë e vendit të tij për të plotësuar nevojat e Kinës për energji. “Biznesi rus është në gjendje ta përmbushë kërkesën në rritje të Kinës për transmetimin e energjisë“, tha Putin, duke shtuar se po punohet për një tubacion të ri gazi që i lidhë të dy vendet, i cili në të ardhmen mund të transportojë deri në 50 miliardë metra kub gaz në vit.

Tregtia me Kinën është zëvendësim i rëndësishmëm për Rusinë pas humbjes së marrëveshjeve profitabile me vendet e BE-së. Kina do të fitojë zbritje për blerjen e energjisë, shkruan Dojçe vele. 

Nga ana e tij, lideri kinez foli për forcimin e lidhjeve të biznesit mes dy fqinjëve. “Propozoj forcimin e koordinimit dhe bashkëpunimit tonë“, tha Si. “E shohim korrjen e hershme të bashkëpunimit (tonë) ndërsa bashkëpunimi i mëtejshëm po zhvillohet“, shtoi ai. 

Si Xhinping në një konferencë të përbashkët shtypi me Putinin tha se Pekini ka një pikëpamje të paanshme për konfliktin në Ukrainë dhe se mbështet paqen dhe dialogun. Presidneti Si tha se Kina është në anën e vërtetë të historisë për çështjen e Ukrainës. Ai theksoi se qeveria e tij është për pajtim aktiv dhe gjithmonë është për paqe dhe dialog.

Presidenti Si, gjithashtu si Putini, i kujtoi marrëdhëniet tregtare mes Rusisë dhe Kinës. Ai tha se fokusi do të jetë i vendosur në tri zona: tregti me energjinë, tregti me lëndë të papërpunuar dhe tregti me elektronikë. 

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Putini tha se Perëndimi po lufton deri në fund në Ukrainë. Ai shtoi se Moska do të reagojë ndaj njoftimit se Britania do të dërgojë në Ukrainë raketa të blinduara që përmbajnë uranium të varfëruar.
 
“Perëndimi nuk është ende gati për planin e paqes kineze për Ukrainën. Propozimet e Kinës për paqe mund të përdoren si bazë për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë kur Kievi dhe aleatët e tij perëndimorë të jenë gati“, konkludoi Putini. qa/shk/
 
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR