• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në konferencën e KB-së për Sudanin donatorët premtuan rreth 1,5 miliardë dollarë

Në konferencën e KB-së për Sudanin donatorët premtuan rreth 1,5 miliardë dollarë

Nju-Jork, 20 qershor 2023 (MIA) - Vendet donatore premtuan pothuajse 1,5 miliardë dollarë ndihmë për Sudanin, kumtuan Kombet e Bashkuara, duke shtuar se vendi po fundoset në spirale "të paparë" të vdekjes dhe dhunës.

"Kriza kërkon mbështetje të vazhdueshme financiare dhe shpresoj se të gjithë do të mund ta mbajmë Sudanin në krye të prioriteteve tona", deklaroi shefi për ndihmë humanitare i KB-së, Martin Grifits, transmetojnë mediumet franceze.

Në hapjen e konferencës, sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh tha se Sudani "me shpejtësi të paparë po fundoset në vdekje dhe shkatërrim" dhe se pa mbështetje të fuqishme ndërkombëtare, "shpejtë mund të bëhet vend i anarkisë, që do të shkaktonte pasiguri në tërë rajonin".

Kombet e Bashkuara u bënë dy thirrje donatorëve - të mblidhet ndihmë humanitare për vetë Sudanin dhe për ndihmë për vendet ku ka refugjatë nga Sudani.

Konfliktet në Sudan shpërthyen më 15 prill mes armatës sudaneze dhe njësive paraushtarake të kryesuara nga dy gjenralë rivalë.

Sipas KB-së, prej fillimit të luftimeve në vend deri më tani janë shpërndarë mbi 2,2 milionë sudanezë.

Agjencitë e Kombeve të Bashkuara të premten kumtuan se në kët. vend ndihma humanitare u nevojitet pothuajse 25 milionë njerëzve, ndërsa katër milionë fëmijë dhe gra shtatzëna dhe lehona janë me paushqyeshmëri akute. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR