• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Komunën e Gostivarit kanë votuar mbi 20 mijë qytetarë

Në Komunën e Gostivarit kanë votuar mbi 20 mijë qytetarë

Gostivar, 24 prill 2024 (MIA) - Deri në orën 15 në komunën e Gostivarit në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale kanë votuar 20.687 qytetarë, gjegjësisht 25,41 për qind. 

Nga KKZ Gostivar informojnë se nuk ka pasur probleme të mëdha në procesin e zgjedhjeve, përveç disa vështirësive me aparatet për leximin e shenjave të gishtërinjve. 

Në komunën e Gostivarit të drejtë vote kanë 81.517 votues të regjistruar në listën zgjedhore të cilët sot votojnë në 121 vende të votimit. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR